Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Shtunë, 6 Nëntor 1999

Teatër grotesk i pushtetarëve

Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme të shtetit shqiptar e paraqesin këtë vend si oazis të qetë, me qeveri, institucione e parlament me demokraci të vendosur, kreu i shtetit kujtohet të vizitojë së bashku me kryetarin e tij të parlamentit në zyrat e kryeprokurorit. Kurse autoriteti me i lartë i hetimit në vend paraqitet, si njëri nga personazhet kryesore të një skenari ku personazhet e tjerë janë drejtues të lartë të shtetit. Nga ana tjetër, në fund të javës, e gjithë kjo valë e nxehtë në politikën shqiptare nuk lidhet me diskutimin e problemeve të qytetarëve shqiptarë dhe as me institucionalizimin e reformës në drejtësi. Përkundrazi, e gjithë kjo rrëmujë ndodh për emërimin e një kryeprokurori. Siç duket, lloji i qeverisjes së vendit tonë zvarritet ende nga periudha e paraqitjes së pushtetit si privilegj personal. Kjo qeverisje ka vulosur përfundimisht edhe në drejtësi institucionin e varësisë së çdo gjëje përreth nga njeriu dhe jo nga ligji. Bëhet fjalë për një autori[?]tarizëm të ri që na u servir si modernizues e sa i përket mënyrës se si po bëhet, pikërisht se po bëhet në mënyrë të tillë, e vërteton më qartë se ç’është. Kjo lloj e qeverisjes është sa primitive po aq edhe qesharake. Nëse njëri nga kundërshtarët e shefit ekzekutiv nuk bindet, atëhere shefi del nga zyra dhe bën vizita në mënyrë spektakolare e të fuqishme. Nëse ditën e djeshme u thirr kryeprokurori në zyrat e autoriteteve të qeverisë me justifikimin e një procedure zbatuese të legalizimit të opozitës, atëherë të gjithë shikuan me habi se në ç’kalibër është tashmë megalomania e kësaj qeverie. Por me gjithëse politika shqiptare është lodhur me kësi lloj cirku qeveritar, një pjesë e shikuesve, ose ndoshta të gjithë ata, duhej ta kuptonin se fundi i një skenari nuk përfshin gjithnjë dorëzimin e atyre që per pak kohë ishin të fortë. Godo, duke iu përgjigjur një interviste në “TV Klan”, deklaroi se publiku i prirë nga e keqja, e prej traumës shumëvjeçare që ka pësuar, ka filluar ta pëlqejë një farë spektakli të tillë. Në librin e tij me titull “Njeriu me top”, ai kishte parashikuar në mënyrë të zymtë qeverisjen shumëvjeçare të kundërshtarëve të vet. Atëkohë kjo do të ishte një qeveri e tipit grumbullator të PD-së, që sillte drejt rrënimit publik. Nëse do të shikojmë me vëmendje të sotmen, është e vërtetë se publiku masiv ka patur këtë lloj qasjeje ndaj politikës, por megjithatë, ishte me të vërtetë e pabesueshme se ku mund të arrinte grupi qeveritar i PS-së me këtë lloj teatri. Qeverisja, me gjithëse e qortuar ashpër deri tani, nuk e ka justifikuar në asnjë lloj mënyre veçse atë rol qesharak që i jep e përfaqësuesve te saj. Ndërkaq, mediat po e paraqesin këtë lloj opozicioni në zyrat e qeverisë si një lloj makthi të sjellë nga shpikje e imagjinatës së qeverisë. Kurse kryeministri llafazan me libra e ekrane, sipas të cilit qeverisja është një lloj i një bozuku mes teatrit e shfaqjes sonë publike, po e paraqet prej ditësh krejt ngjarjen si një teatër. Në qoftë se meqenëse kryeprokurori total i asgjësimit të opozitës së lirë po mbetet një figurë qendrore e groteskut institucional të qeverisë me shokë, është e qartë se regjimi i tij ka filluar tashmë të bëhet vetë karikaturë e saj. Mediat e oborrit të partisë qeveritare e kanë shtyrë këtë çështje deri atje sa shajnë kryeprokurorin, i cili nisi hetimet për çështje të lidhura me opozitën. Madje disa gazetarë po e paraqesin figurën e tij në mënyrë fyese dhe absurde. Madje ka zëra që thonë se me gjithë dështimin e kësaj skene, lëvizjet e qeverisë kanë prodhuar edhe një rezultat të keq publik: figurën e qeshur të një kryeprokurori të lodhur në një fytyrë të njohur televizive. Të gjitha këto me gjithë mundimin e qeverisë për ta bërë të qartë se gjithçka është një lojë. Kjo qeveri e qesharake e një opozite të shpikur e një prokurori të marrë peng nënshtron jo vetëm politikën por edhe shijet publike. I cili inskenim i tillë grotesk pushtetar paraqitet sot, duke u sjellë edhe te qytetari i thjeshtë i një revolte pushtetore të pashoqe. Pa sqaruar me forcë thelbin e kësaj politike pas qeverisë mediatike, situata e mos mirëfunksionimit të institucioneve do të jetë dhe nivelit të bluarjes politike e qytetari bluanet pas qeveri mediatike. Situ e mos mirëfunksionimit [?]
Maks Haxhiaj Shqipëri

Niset “pa doganë” vagoni i fundit socialist

KONFERENCË SHTYPI Sot, në orën 11.00, në selinë qendrore të Partisë Republikane, kryesia lart një konferencë për shtyp.

Telefoni juaj kombëtar

Tele-[?]foni juaj kombëtar 100 MINI-BINGO me nga 5000 lekë (të reja) 5 TELE-BINGO me nga 100.000 lekë (të reja) 1 MAGI-BINGO me 1.500.000 lekë (të reja) 1 STAR BINGO me nga 150.000 lekë (të reja) 46 68882 0090272