Nano do të çojë Europën drejt shkelqimit
Çudira nga selia rozë
F. 5
“Muri Kinez” që duhet shembur
Nga Ilir BUSHI
Përvjetori i rënies së Murit të Berlinit na kujton ne shqiptarëve, se pikërisht në momentet historike kur rishim mundësi të rrëzonim rolanat e mentalitetit regresiv brenda ndërgjegjes, ka ndodhur kundërta. Papritur në mënyrë të çuditshme e pa më të vetmen tonë të re treturat me një mur të madh kinez, që duhet shembur në mënyrë të menjëhershme. Dhjetë vjet të humbura në labirintet eksperimentale të pseudopolitikës është një argument i mjaftueshëm për t’u bindur se heshtja jonë para amatorizmit të pseudopolitikanëve është e pafalshme. Ndërsa Evropa moderne gjatë këtyre viteve ndërtoi urat e mirësië dhe mirëkuptimit ne, shqiptarët, hodhëm në erë fabrikat dhe uzinat, rrugët e asfaltuara dhe shkollat e fëmijëve, në mënyrë që gjithçka të mirë ta barazojmë me nivelet më negative të elementeve shoqërore. Në Shqipëri u shtua krimi dhe kontrabanda, korrupsioni dhe antigjilli më njëshe-flesi marramendëse. Në vendin tonë talenti për të shfrytëzuar urat u bë një strategji antibombëtare e pushtetarëve, e cila tradhëtoi dhe la në baltë interesat e kombit duke vrapuar pas portofolëve dhe kolltuqeve.
Ndërkaq, Kosova e mbetur jashtë kufijve të atdheut na kujton çdo ditë se pabashkimin e kufijve nuk do të ketë qetësi në asnjërën anë. Vetë qarqet qeveritare me pengesat artificiale të taksave që u vënë kosovarëve që duan të largohen nga Shqipëria për në Kosovë, i kanë detyruar ata të kalojnë nëpërmjet Igumenicës. Dhe ndërsa drejtuesit e partisë në pushtet kanë shkruar në Paris për të fituar të drejta të plota anëtarësimi, ndërkaq ata po e largojnë Shqipërinë gjithmonë e më shumë nga strukturat evropiane. Pasi e kanë katandisur ekonominë, rendin publik, turizmin, industrinë dhe të gjitha treguesit e tjerë në shifra katastrofike, ata vrapojnë tani në mënyrë komike në dyqanet e modës evropiane për të provuar kostumet e stilit të fundit, për t’u paraqitur nëpër ballo. Shekspirin e këtij rast të shprehej: “Pa u tharë lotët e funeralit, po shtrohen dollitë e dasmave.” Por pseudopolitikanët shqiptarë, këta vizitorë të mesjetës që i kanë dalë tepër shekullit të njëzetë, nuk duan t’ia dinë për fatin e ardhshëm të kombit tonë. Atëherë përse ne, duhet të heshtim e të ndjejmë keqardhje për të pamëshirshmit, që nuk i kanë bërë asnjë të mirë Shqipërisë?
Pesë premtimet dhe pesë gjëneshtrat e Farudin Arapit
Paditet në Gjykatë kreu i Mbikqyrjes
F. 8