21/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 nëntor 1999

Danushi: Për vlerësimin e pasurive të njihet pronari i vjetër

. F. 3

Mediu: Kushtetuta është detyrim për t’u zbatuar

. F. 3

Godo: Nuk është marrë asnjë iniciativë nga Qeveria

. F. 3

Ofensivë mbi emigrantët shqiptarë

. F. 2

Nano: Formulë e re për koalicionin

. F. 5

Shoqata “Pronësi me

Shoqata "Pronësi me Drejtësi" i drejtohet FMN-së

F. 8

Zbulohet një dokument për pronat në Jug

Emigrantët grekë, bujq në tokat e shqiptarëve F. 9

Korrupsioni, fenomen qeveritar

. Deklaratë e Kryesisë së Partisë Republikane. Qëndrimi zyrtar i Partisë Republikane, lidhur me ftesën për pjesëmarrje në Komisionin Antikorrupsion, qëndrim i përcaktuar ... kontrollin e qeverisjes dhe akteve abuzive të saj, duke deklaruar me emra dhe duke denoncuar në Prokurori të gjithë ata që kanë kryer vepra të rënda, akte ro- është që PR ka qenë dhe mbetet e hapur, në radhë të parë, për respektimin e ligjeve dhe të institucioneve, debatin institucional rreth plagës më të madhe të shoqërisë shqiptare, të cilën nuk e thellon vetëm korrupsioni, por edhe kontrabanda dhe krimi i organizuar. Lënia mënjanë e kontrabandës dhe e krimit të organizuar nga ana e qeverisë bëhet në mënyrë të qëllimshme për të pranuar “de facto” bërë realitet dhe për t’u marrë formalist me korrupsionin, që është pjesë më tepër e allishverisheve, sesa e problemit më të madh që balon sot Shqipëria. Pra, në luftë kundër krimit dhe kontrabandës, pozita duhet të jetë e interesuar pikërisht për respektimin e institucioneve demokratike dhe veçanërisht të institucioneve kushtetuese. Duke respektuar institucionet, PR kërkon, në radhë të parë, të luftohet brenda këtyre institucioneve. Në qoftë se do të bëte një Kontroll të Shtetit, i cili të bëjë ... vepra të rënda, atëherë korrupsioni, kontrabanda dhe krimi ekonomik, nëse nuk do të ketë një Gjykatë të Krimeve të Rënda, të ndërtuar në bashkëpunim me opozitën, e cila do të ishte një Gjykatë reale, po të mos kemi një Prokurori Antimafia, jo të varur nga Rakipi, por si fryt të konsensusit politik të përbashkët, nuk mendojmë se mund të luftohet korrupsioni. Korrupsioni është fenomen qenveritar dhe si tillë nuk mund të luftohet me komisione qeveritare. Qeveria duhet të tregojë se çfarë është ky “Komision Antikorrupsion”, cilat janë idetë dhe modalitetet e ndërtimit të tij, çfarë sjell të re në jetën institucionale, a buron nga një strategji e përbashkët kombëtare e miratuar me konsensus nga të gjitha forcat politike. Ndryshe, kemi të drejtë të gjykojmë se edhe ky “Komision”, duke mos pasur forcën e hetimit dhe të denoncimit, ashtu si komisionet e mëparshme, përfaqëson një trupë politike - propagandistike për të bërë ... Me tej faqe 3

Sot në SUPLEMENT

PROZË nga Kebek dhe Papakristo; POEZI nga Orizet dhe Frederik Reshpja; SHENIME për Kafkën; GRAFIKA nga Medi Belortaja etj.