26/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 nëntor 1999

PD: Demi, i deleguari i Gjinushit në Bullgari

F. 3

Pëllumbi skeptik për idetë e Nanos

F. 3

Nano ballkanasve: Formoni tryeza parlamentare

F. 3

Parlamenti rikthen vitin '44

Nga Ilir Bushi PD po përgatit formën e shpronësimeve, duke shkelur kështu Kushtetutën shqiptare, në nenet themelore që bëjnë fjalë për pronën. Pavarësisht se dje, urdhëri i komandës rozë nuk u konkretizua, përsëri, skenari është përgatitur të realizohet në një seancë të mëvonshme. Në këtë rast ultimatum i është dhënë tepër qartë: të zhduket me çdo kusht shpresa e shqiptarëve për një alternativë që do të mundësonte kthimin e pronave tek poseduesit e ligjshëm të saj. Kështu në një kohë kur mbare opinioni është ushqyer me iluzionin, se së shpejti, prona do të shkojë tek pronari, pra, pikërisht në këtë periudhë, mafia e pushtetit, si dhe organizmat e PD po përgatit një goditje pas shpine duke ligjëruar shpronësimet e tipit komunist, si një ripërsëritje të aktit të turpshëm të historisë, që nisi në vitin ’44. Megjithëse kanë kaluar shumë kohë, socialistët dhe demokratët, për të verifikuar prejardhjen e identitetit të tyre, kanë përshtatur në Parlament të njëjtat skema makabre, e cila dikur i kushtoi shoqërisë shqiptare një vonesë kohe, që u mat me dekada të tëra. Tanimë gjoja në emër të interesave publike, mazhoranca socialiste, në bashkëpunim të fshehtë me PD, u përpoqën të legjitimojnë paragrafe të turpshme, që justifikojnë shpronësimet dhe masakrimet mbi pronën private. Me këtë rast duket qartë se ky Parlament, jo vetëm që nuk ka mësuar asgjë nga tragjeditë e kaluara të gjysmë shekullit të dytë, por ai po tenton t’i rikrijojë ato. Por këtë radhë, ndryshe nga skuadrat e pushkatimit të Enver Hoxhës, Parlamenti shqiptar, pëpiqet të mbajë në dorë Kushtetutën për të përligjur kasaphanën. Kështu deputetët e PS, e PD përsërisin vazhdimisht se “Kushtetuta do të na shërbejë si busull”, si edhe “shpronësimet publike mbështeten në nenet kushtetuese”. Por kjo është një gënjeshtër, që po të besohet gjatë mund të konsiderohet si një goditje fatale, për demokratizimin e ardhshëm të marrëdhënieve shoqërore, në vendin tonë. Partia Republikane është e vendosur të sqarojë opinionin, se brenda Parlamentit shqiptar, Kali i Trojës, i konstruktuuar prej pinjollëve të komunizmit, po përgatitet të minojë të ardhmen e shqiptarëve. Pavarësisht nga të gjitha që laujmë sot, me kundërshtimet ndaj njëri tjetrit, ose me lojrat politike, përsëri socialistët dhe demokratët janë të vendosur të zbatojnë deri në fund strategjinë e shpronësimeve dhe kjo është arsyeja kryesore që ata nuk po reagojnë për të gjithë mënyrat ndaj neneve kushtetuese të pronës. Me këtë rast, semaforët e fundshekullit po na tregojnë së qëmenduria e pseudopolitikanëve po na kthen prapa drejt humnerës së vitit ’44, ku u projektua masakrimi i pronave dhe historisë.

PRONA

Rrëzohet platforma e Kryeprokurorit

F. 2 Tre vjet burg për Leka Zogun F. 6 Greqi-Shqipëri operacione të përbashkëta për drogën F. 7 Pronarët kanë të drejtë Flet Ministria Shuli F. 9

“Shpronësimet” nxisin luftën brenda ll ojit

“Shpronësimet” nxisin luftën brenda llojit F. 6