Divorc me idealet e dhjetorit '90
N[t]jelloj si fluturimi i dallandysheve që lajmërojnë stinën e re, refreni studentor i dhjetorit të vitit 90, ishte një sinjal i sigurt se-mafori, që në atë kohë filloi të na bindëte, se vonesa e pranverës, për ne, kishte qenë një keqkuptim fatal midis njëri-tjetrit. Kështu duke menduar se kapërcyem përfundimisht një dimër të egër 50 vjeçar, të gjithë bashkë morëm rrugën drejt Evropës, me shpresën e sigurtë se duke tundur në erë çarçafët e varfërisë, si flamuj të paqes, bota do të na ndihmonte dhe ne vetë, nuk do të bënim gjë tjetër veçse do të qeverisnim stinët dhe erërat absurde. Por vitet kaluan njëri pas tjetrit dhe drama shqiptare e pangjashme me asnjë akt shekspirian, duke përpëruar tragjizmin e masës, ka kaluar ndërkaq në përmasa groteske. Kështu, që në fillim e deri tani, ne, vumë vazhdimisht në krye të punëve njerëz anonimë të cilëve nuk i kanë thënë kush “punë e mbarë”, ne vumë në krye të komisioneve apo luftës antikorrabandë, elementët më të përfolur për aferat e papastra, ne vumë njerëzit për të ruajtur delet dhe ndihmat, që në të vërtetë Evropa dhe bota i dërguan pa kursim. Dhe papritur, në kulminacionin e efektleve [?], ne pamë se studentët po iknin të zhgënjyer nga tragedia dhe krimi mesjetar. Atëherë e kuptuam se kishim gabuar me mirëbesimin dhe heshtjen tonë të gjatë, por ishte vonë... Studentët dhe intelektualët e rinj, që konturuan dhjetorin e vitit '90 na afruan një shans të madh për ndërtimin e demokracisë, por ne nuk ditëm t’i shfrytëzonim atë, sepse brenda dy partive më të mëdha, PD e PS, lufta për pushtet fitoi përmasat e papara, e të paprincipta. Studentët e tjerë, tani mezi presin të mbrojnë shkollat për të ikur jashtë shtetit dhe pyetja e parë që bëjnë, ka lidhje me faktin se “a njohin diplomat tona jashtë shtetit”. Ndërsa, pseudopolitikanët që gjatë gjithë vitit grindën për portofolët ministrore, në dhjetor, marrin rrugën drejt Qytetit Studenti për t’u etiketuar si dhjetoristë. Dhe megjithatë, pavarësisht nga parodia e përgjithshme e kampëve politike, përsëri, nuk mund të mohohet kurrsesi se Shqipëria është ende para një rasje [?] të madhe, që ka lidhje me integrimin në Evropë. Prandaj, duke analizuar me rreshtat studentore të dhjetorit, duhet të largo jmë nga vetja jonë ekstremistët e zemurë dhe duhet të bëhemi përfundimisht të vetëdijshëm që i përkasim komunitetit të madh, nga ku fatalisht jemi vetëizoluar prej fantazmave të mesjetës.
Vizatim satirik: ndërtesë me mbishkrimin “90”, një person i mbuluar nga bora përpiqet të arrijë derën.
Albania Online
vizitoni: www.albaniaonline.net