10/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 dicembre 1999

Godo: Boll me pretendime absurde

. F. 3

Bode: Kush shpall fraksion, përjashtohet nga PD

. F. 5

Ceka: Unë jam një me socialistët

. F. 5

Italia "dush" për Shqipërinë

. F. 6. Llokmat e pushtetit

Heqja e dënimit me vdekje përligjie e interesave të pushtetit

Sot Gjykata Kushtetuese merr vendimin Sot Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin përfundimtar për dënimin me vdekje në Shqipëri. Për fat të keq edhe ky veprim është vazhdë e atyre që ky institucion ka marrë në favor të pushtetit aktual. Veprimi i paramenduar nga kjo Gjykatë e ka zanafillën që në kokat e pushtetarëve shqiptarë e deri në premtimet e hapura të presidentit të Republikës, kryetarit të Parlamentit dhe kryetarit të PS-së ndaj Këshillit të Europës dhe Internacionalen Socialiste për heqjen e dënimit me vdekje. Nga e gjithë praktika se si u veprua për marrjen e një vendimi të tillë kardinal për fatet e vendit e sidomos të stabilizimit dhe të goditjes së krimit te ne vërehet se e gjitha kjo është bërë për të përligjur interesat e pushtetit aktual. Oportunizmi me institucionet ndërkombëtare, duke mos negociuar asnjëherë me to realisht për gjendjen në Shqipëri, ka qenë dhe mbetet praktikë e dështuar e politikës kanëve të çdo qeverie. Madje kësaj here, me marrjen e këtij vendimi, bëhet një politikë dhe institucionet që ato përfaqësojnë shprehen hapur se nuk janë aspak të interesuar për vendosjen e rendit në Shqipëri dhe të qetësisë qytetare. Partia Republikane ka ritheksuar dhe vazhdon të këmbëngulë në qëndrimin e saj se dënimi me vdekje duhet të zbatohet. Në favor të këtij opinioni janë dhënë dhe dhjetra argumente të pakontestueshme që na bindin se “mëshira” ndaj kriminelëve rëndon mbi jetën e qytetarëve të venë në rrezik nga vrasjet mesjetare makabre. Qenia në Këshillin e Europës nuk na detyron që të mos zbatojmë dënimin me vdekje, sepse faktikisht Shqipëria nuk i është nënshtruar protokoll-marrëveshjes numër 6 që të detyron për një gjë të tillë. Përkundrazi, në kartën e të drejtave të njeriut, në nenin 2 të saj parashikohet zbatimi i dënimit me vdekje nëpërmjet një vendimi të argumentuar të gjykatës. Me pak fjalë, ne jemi konform të gjitha rregullave që parashikon Këshilli i Europës edhe pa vendimin që pritet të merret nga Gjykata Kushtetuese. Nga ana tjetër (Më tej në faqen 3)

Dekaratë e PR: Llogjika politike e Nanos e rrezikshme. F. 3. Interpol Tirana: Do të bashkëpunojmë me të gjithë. F. 2

14 pallate në rrezik shembjeje. F. 2. Të ndalet strategjia që po shkatërron kulturën. F. 13

OSBE do të kujdeset për të gjitha palët në PD. F. 5. Meta "revizionon" paraardhësin Majko. F. 8.