Heqja e dënimit me vdekje, demagogji e pushtetarëve
Nga Maksim Begeja
Tëpër dhe demagogji. Vetëm kështu duhet komentuar vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e dënimit me vdekje.
Heqja nga legjislacioni ynë i dënimit me vdekje si një akt që bie ndesh me Kushtetutën, nuk është gjë tjetër veçse një veprim politik, i cili kërkon të përpijë interesat e pushtetit aktual në sytë e opinionit ndërkombëtar, duke injoruar plotësisht kërkesat e shtetasve shqiptarë për një qetësi sociale.
Ky veprim vërteton edhe një herë se klane të ndryshme, të ardhura në fuqi me mbështetjen e krimit të rrugës, kërkojnë t’i falin jetën kriminelëve, duke sakrifikuar jetën e qytetarëve.
Demagogjia e përdorur se heqja e dënimit me vdekje i hap rrugën Shqipërisë për në Europë, është aq falso sa edhe poshtëruese. Është falso, sepse neni 2 i Kartës së të Drejtave të Njeriut e përrligj dënimin me vdekje, kur ai merret nga Gjykatat me anë të një vendimi të argumentuar. Pra, ky nen i jep të drejtë çdo shteti që të mbajë në fuqi ligjin për dënimin me vdekje, kur ai e sheh të arsyeshme. Është poshtëruese, sepse ai e lë qytetarin të pambrojtur para kriminelët, që ky i fundit mund të vrasë cilindo, duke qenë i sigurtë se jeta e tij nuk do të cënohet.
Ky vendim është një shkelje e hapur e Kushtetutës, pasi me një iniciativë të Partisë Republikane janë mbledhur 50 mijë firma, që kërkojnë shprehjen e mendimit të shqiptarëve, për heqjen apo jo të dënimit me vdekje me anë të një referendumi, gjë e cila nuk u mor parasysh. Kjo tregon edhe njëherë në mënyrë të pastër se sa i rëndësishëm është opinioni publik shqiptar për pushtetarët aktual. Janë vetëm qeveritarët e këtij vendi që ruajnë të drejtën për të vendosur mbi atë se çfarë duan të bëjnë me ruajtjen e qetësisë, jetës së tyre dhe të së ardhmes. Norma më minimale në këtë rast do të ishte që kjo Gjykatë të tregojë e pavarur nga politika, që të drejten e heqjes apo të lënies në fuqi të dënimit me vdekje t’ia linte vullnetit të popullit nëpërmjet një plebishiti mbarë popullor. Veprimi të tilla tregojnë se ligjin në Shqipëri e bën partia në fuqi dhe klanet brenda saj, të cilat vënë përballë interesave të kombit, interesat e tyre ideologjike-ekonomike, nëpërmjet përpjekjeve të paskrupullt për të zgjatur jetën në pushtet.
Gjykata Kushtetuese injoron faktin që pavarësisht nga moszbatimi i dënimit me vdekje, ai është prezent në qytetet e fshatrat e Shqipërisë. Ai po zbatohet nëpërmjet institucioneve primitive të vetëgjyqësisë, hakmarrjes dhe gjakmarrjes, duke sjellë kështu një kaos edhe më të madh në jetën e vështirë të shqiptarëve.
PR-ja ka deklaruar se ligji i dënimit me vdekje duhet të zbatohet në Shqipëri për një periudhë dy apo tre vjeçare, për aq kohë sa në vend të vazhdojë të forcohet krimi i organizuar dhe ai i rrugës, për aq kohë sa strukturat e shtetit të mos jenë të konsoliduara. Partia Republikane nuk do të ndalojë përpjekjet e saj për të çuar çështjen në një referendum të përgjithshëm, ku populli me zërin e tij, votën e tij të përcaktojë nëse duhet hequr apo jo dënimi me vdekje në Shqipëri.
Firmoset krijimi i Policisë së Ballkanit
F. 11
Shqipëria refuzon hyrjen e anijes bullgare
F. 7
Demokratët i thurin lavde njëri-tjetrit
F. 6
Turqia kandidate për në BE
F. 10
Sot në suplement: Poezi indoneziane, poezi nga Faslli Haliti, prozë nga D’Annunzio, kumtesë nga prof. dr. Adriatik Kallulli, humor nga Medi Belortaja etj.