Meta “zbardh” listat e politikanëve të “zinj”
Kryeministri Meta ka paralajmëruar kryeparlamentarin Gjinushi për “surprizën” që do t’u bëhet deputetëve, emrat e të cilëve janë rreshtuar në dosjet anti-korrupsion. Vetëm pak orë përpara mbledhjes së komisionit qeveritar të Anti-korrupsionit, kreu i Ekzekutivit Meta ka zbritur në dyert e kryesisë së Parlamentit. Ai ka zhvilluar dje në një takim kokë më kokë me kryetarin e Kuvendit, Skënder Gjinushi.
Burime tepër konfidenciale pranë Kryeministrisë kanë konfirmuar faktin se qëllimi i këtij takimi ka qenë raportimi dhe vjelja e informacionit prej krerëve të pushteteve, për politikanët e inkriminuar në kontrabandë dhe korrupsion. Numri një i Qeverisë, Meta, mësohet se i ka zbardhur kryeparlamentarit Gjinushi emrat e deputetëve, të cilët rezultojnë të përzier në kontrabandë dhe korrupsion. Kjo dukë i’u referuar listave që mësohet se janë paraqitur pranë Kryeministrisë nga SH-ISH-I dhe ministria e Rendit. Kreu i SHISH-it, Fatos Klosi si dhe ministri i Rendit Spartak Poçi, anëtarë në Komisionin Qeveritar Anti-korrupsion, duket se e kanë përfunduar porosinë e bërë pak kohë më parë nga kryeministri Meta, për përpilimin e plotë të listave të politikanëve të dyshuar për lidhje me fijet e kontrabandës dhe korrupsionit. Në një deklarim të disa kohëve më parë vetë kreu i Rendit, Poçi u shpreh se është duke hartuar një listë të tillë, në të cilën nuk do të mbeten jashtë as politikanët e dyshuar. Një gjë e tillë më sa duket e ka detyruar kryeministrin që t’i drejtohet personalisht kreut të Kuvendit dhe t’i paraqesë atij faktet mbi tavolinë, për të mos pasur më vonë probleme apo mosmarrëveshje mes Ekzekutivit dhe Legjislativit.
Nga ana tjetër Gjinushi mësohet se i ka bërë prezent Metës të gjitha të dhënat e nxjerra nga Komisioni Parlamentar për deklarimin e pasurive të politikanëve, e cila po drejtohet prej socialistit Luan Shahollari. Por sipas këtij të fundit, jo të gjithë deputetët e kanë deklaruar pasurinë e tyre. Shahollari ka pohuar se përveç disa parlamentarëve demokratëve edhe një pjesë e deputetëve socialistë nuk janë treguar korrektë me detyrimin për deklarimin e pasurive. “Opozitës do t’i drejtohemi het një tjetër ftesë”, e cila do të mbetet e hapur përgjatë gjithë zhvillimit të procesit, për pjesëmarrjen e tyre si në nivelin e grupit teknik ashtu edhe në atë monitorues. Ka qenë ky qëndrimi i dalë dje nga komisioni qeveritar Antikorrupsion në mbledhjen e tij të radhës.
K
KORRUPSION
- DO REZOHU [?]
© MAM?