17/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 dhjetor 1999

Mediu i përgjigjet letërës së Kryeministrit

F. 3

Pollo, a do të luftojë deri në fund?

F. 5

Zefi Nuk duhet të mbetemi një e majtë e shëmtuar

F. 5

Korrupsioni, produkt i abuzimit qeveritar

F. 3

BONOT E THESARIT JANË KURSIMET E QYTETARËVE

Në fokus: Treguesit makroekonomik BONOT E THESARIT JANË KURSIMET E QYTETARËVE Nga Mitro Cela Në programin e Qeverisë Meta, të mbajtur më 3 Nëntor, faqja 13 thuhet: Deficiti buxhetor nga 5,7 për qind do të realizohet 5,1 për qind. Si mbulohet ky deficit? 28 miliardë lekë, pjesa e luanit, vjen nga bonot e thesarit, thonë ekspertët e Ministrisë së Financave. Kryeministri flet ndryshe: deficiti do të mbulohet nga sistemi bankar! (E njëjta faqe) Në shikimin e parë kemi një lapsus. Kryeministri duke qenë i sinqertë thotë një të vërtetë: Financim nga Banka. Ministria e Financave bën lojra fjalësh: Bono thesari! Duke u nisur nga ajo fjala e urtë popullore, që nga ferra e vogël del një lepur i madh, ja vlen të analizojmë këtë “lapsus”. Ka një ligj që përcakton kufirin e financimit të deficitit nga Banka. Pas këtij ligjit vjen fatura: Banka duhet të kreditojë Buxhetin për rreth 4,5 miliardë lekë. Vetë kryeministri pohon se sistemi bankar ka financuar 6 herë më shumë. Ndryshimi i shifrave çon ujë në shkeljen e ligjit. Kush shkel ligjet ka edhe faturën e përgjegjësisë. Jo thonë ekspertët e financave. Nuk kemi shkelje ligji. Banka ka dhënë për Buxhetin aq sa e lejon ligji. Kusurin, Buxheti e blen me para në dorë, me anë të bonove të thesarit. Këtu na dalin ca “sekrete” që bëjnë metamorfozën e kredive në bonot e thesarit. Do të mundohemi të flasim më shqip, që të na kuptojnë dhe ndjekin lexuesit e gazetës. Me rënien e firmave piramidale, një pjesë e qytetarëve i fusin kursimet në banka. Misioni i bankave është që kursimet e popullit, t’i (Vijon në faqen 5)

■ Ka një ligj që përcakton kufirin e financimit të deficitit nga Banka. Pas ligjit vjen fatura: Banka duhet të kreditojë Buxhetin për rreth 4,5 miliardë lekë. Vetë kryeministri pohon se sistemi bankar ka financuar 6 herë më shumë. Ndryshimi i shifrave çon ujë në shkeljen e ligjit. Kush shkel ligjet ka edhe faturën e përgjegjësisë. ■ Bonot e thesarit nuk janë zbulim i ekspertëve shqiptarë. Pasi dalin në bursë, bonot e thesarit zhvillojnë nga skenari ekonomik, dhe përfundojnë në xhepat e zhdërvjellët të shtetit. Kush ka kurshet, le të shkojë një ditë në Bursën e Tiranës. Ka për të parë se i vetmi klient i Bonove të Thesarit është Buxheti! ■ Fakti që investimet e Buxhetit-1999 pritet të realizohen rreth 55 për qind, tregon se kursimet e popullit që ka marrë Shteti, kanë kaluar për të mbuluar evazionin fiskal, për të zbutur efektet e kontrabandës dhe të korrupsionit.

lejohet. Vetë kryeministri pohon se sistemi bankar ka financuar 6 herë më shumë. Ndryshimi i shifrave çon ujë në shkeljen e ligjit. Kush shkel ligjet ka edhe faturën e përgjegjësisë. Jo thonë ekspertët e financave. Nuk kemi shkelje ligji. Banka ka dhënë për Buxhetin aq sa e lejon ligji. Kusurin, Buxheti e blen me para në dorë, me anë të bonove të thesarit. Këtu na dalin ca “sekrete” që bëjnë metamorfozën e kredive në bonot e thesarit. Do të mundohemi të flasim më shqip, që të na kuptojnë dhe ndjekin lexuesit e gazetës. Me rënien e firmave piramidale, një pjesë e qytetarëve i fusin kursimet në banka. Misioni i bankave është që kursimet e popullit, t’i

© Meksi Kompromisi

Prokurori: 60 për qind të proceseve, të pezulluara

F. 2

Fieri dhe Vlora në prag të protestave për Referendumin

F. 7

Prona vidhet me dokumenta

F. 9

Shkarkohet kreu i policisë së Kavajës

F. 2