Marrëdhëniet Shqipëri - Greqi, paradokset vazhdojnë
NË FOKUS
Nga Neritan Alibali Kryeministri i Shqipërisë, Z. Ilir Meta, së shpejti do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën ... veç se një ushtri pushtuese për Shqipërinë. Paradoksi vazhdon më tej. Shteti grek ka hartu- ... ventën Europiane të të Drejtave të Minoriteteve i kërkon llogari Shqipërisë, që e ka firmo- sur këtë Konventë. Në Greke. Natyrisht, kjo vizitë është e mirëpritur, sepse marrëdhëniet e mira me fqinjët duhet të jenë një nga prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë, pavarësisht nga ndërrimi i forcave politike në pushtet. Megjithatë, në opinionin publik ekziston dyshimi nëse raportet me Greqinë zhvillohen mbi bazën e reciprocitetit, barazisë dhe dinjitetit, apo mbi bazën e inferioritetit dhe klientelizmit. Përvoja ka treguar se politikanët tanë të pushtetit kanë qenë tepër të vyeshëm ndaj çdo lloj kërkese të bërë nga pala tjetër, edhe kur ato kanë qenë të tepruara. Askush nuk mund të mohojë faktin se për shkak të historisë së vjetër e të re, midis Shqipërisë e Greqisë ekzistojnë njëjë të mëdha dyshimi në marrëdhëniet e ndërsjella. Është detyrë e klasave politike të të dy vendeve që me vullnet të mirë dhe përpjekje të mëdha të kthejnë dyshimin në besim. Megjithatë, duhet thënë se kryeministri i Shqipërisë po udhëton në Greqi, në një vend ku vazhdon të jetë në fuqi ligji i luftës me Shqipërinë. Paradoksi i kësaj situate bëhet më i plotë nga fakti se në Shqipëri aktualisht ndodhen 200 ushtarë grekë. Si pasojë e ligjit grek të luftës në fuqi rezulton se ky kontigjent ushtarak nuk është gjë tjetër tej. Shteti grek ka hartuar një Plan Kombëtar për zhvillimin e rajonit, ku një shumë të konsiderueshme parash do t’i investojë në një vend “armik” siç është Shqipëria, me të cilën grekët janë në gjendje lufte. Greqia konsiderohet një vend demokratik, ku liria dhe të drejtat e njeriut janë themele të legjislacionit aktual grek. Megjithatë, e drejta e pronës, si një nga të drejtat bazë të njeriut vazhdon të nëpërkëmbet. Greqia nuk pranon t’i njohë pronat e çamëve. Por Qeveria dhe politika greke duhet të kuptojë se duan apo nuk duan ata, pronat e çamëve në Greqi ekzistojnë dhe ato duhet t’u kthehen pronarëve të tyre të ligjshëm. Kryeministri i Shqipërisë duhet të ngrejë me forcë këtë problem para përgjegjësve grekë me bindjen e plotë se nuk po shkel mbi një tabu, por po kërkon një nga të drejtat e sanksionuara universale të njeriut. Asnjëherë Greqia nuk është shprehur e kënaqur me trajtimin që u bëhet minoriteteve grek në Shqipëri. Duhet thënë që shqiptarët i kanë trajtuar minoritetet si vëllezër. E jo vetëm që Shqipëria ka bërë maksimumin e mundshëm që të arrijë standardet më të larta ndërkombëtare të trajtimit të minoriteteve. Dhe ka arritur ta realizojë atë. Por paradoksi qëndron në faktin që në një vend si Greqia, e cila nuk ka pranuar deri më sot të firmosi Konventën që e ka firmosur këtë Konventë. Në këtë aspekt duhet nënvizuar fakti që Greqia është i vetmi vend teist në Europë çka i ka krijuar probleme jo të vogla në raport me Institucionet Ndërkombëtare. Gjithësesi, problemet midis dy vendeve duhen zgjidhur me vullnet dhe mirëkuptim. Ne vlerësojmë lart parametrat europianë të politikanëve të spikatur grekë, të cilët bëjnë përpjekje të lavdërueshme për emancipimin e mentaliteteve në Greqi. Por të dyja palët, si politika shqiptare edhe ajo greke duhet të jenë të bindura se pa pastruar njollat e së kaluarës në marrëdhëniet tona nuk do të kemi një të ardhme të besueshme. Zoti Ilir Meta duhet të jetë i sinqertë se shkon në Greqi si Kryeministri i një vendi që diti të përballojë krizën më të madhe europiane të pas Luftës së Dytë Botërore, konfliktin në Kosovë, që mbajti, ushqeu dhe mbrojti 500 mijë shqiptarë të Kosovës të deportuar nga regjimi serb; që diti të bëhet pjesë e një beteje dhe të bjerë zë me dinjitet vendin që i takon në fitoren e përbashkët kundër një diktature dhe që di të japë kontributin e vet për paqen, demokracinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Nëse kryeministri nuk do të jetë i ndjeshëm për të gjitha këto, paradokset në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke do të vazhdojnë.
G-8 kritikon Rusinë
F. 10
G-8 kritikon Rusinë
Bushati në udhëkryq, një këmbë në qeveri, tjetrën në selinë blu
Lideri demokratian, Zef Bushati, ka hapur dje dyert e partisë së tij për kryeministrin Ilir Meta, duke tejkaluar parashikimet e kolegëve të tij të “Bashkimit për Demokraci”.
Bushati duket se ka filluar bisedimet me kreun e Ekzekutivit shqiptar për modalitetet e pjesëmarrjes së PDK-së në komisionin e luftës kundër korrupsionit në nivel ekspertësh, pa dashur të prishë marrëdhëniet as me “ombrellën” e grupimit, PD. Ndërkaq, demokratët këmbëngulin për të mos marrë pjesë në Komisionin Qeveritar An-tikorrupsion të propozuar nga kryeministri Meta, duke deklaruar angazhimin e tyre vetëm në komision parlamentar. Edhe drejtuesit e partive të tjera përbërëse të grupimit politik rreth PD-së janë shprehur kundër këtij komisioni qeveritar, por kjo s’e ka penguar Bushatin të ndërmarrë “aventurën” e tij drejt antikorrupsionit.
Aleati i Berishës, në grupimin politik “Bashkimi për Demokraci”, Zef Bushati, pasi ka pritur
(Vijon në faqen 5)
Konferencë shtypi
Sot, ora 11, në Selinë Qendrore, Kryesia e PR-së jep një konferencë për shtyp.