19/12/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 dhjetor 1999

Alibali: Jemi të hapur për të luftuar korrupsionin

F. 3

Ollbrajt serbëve: Duhet të zhvilloni zgjedhje të lira

F. 4

Si e arriti Bushati ftesën e Metës

F. 5

Gjykatësit, korrupsion me pronat

F. 7

A DUHET TË SHKOJE ZOTI META NË ATHINË?

NË FOKUS A DUHET TË SHKOJE ZOTI META NË ATHINË? Nga Pirro Melani Zhvillimi i marrëdhënieve dy-palëshe shqiptaro- vertë marrëdhënien midis dy shteteve sovrane.

Komisionet “kurthë” për t’i mbullur gojën opozitës

Komisionet “kurthë” për t’i mbyllur gojën opozitës F. 3 Ndjekje penale

NË ATHINË?

Nga Pirro Melani Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke duhet të kryhet vetëm mbi bazën e barazisë, mosndërhyrjes në punët e brendshme, interesit reciprok dhe dinjitetit shtetëror e kombëtar. Për fat të keq, vihet re një nënshtrim i palëkundshëm i Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu, vërehet me shqetësim një strategji djallëzore po zbatohet ditë për ditë në Shqipëri me synim përfundimtar helenizimin e Toskërisë dhe Labërisë dhe aneksimin paqësor të tyre me Greqinë. Në këtë drejtim konsiderata ultra-liberale, super-optimiste, apo që minimizojnë a priori këtë rrezik, – të shprehura herë pas here lidhur me marrëdhëniet dypalëshe –, janë jo-realiste, për të mos thënë të dëmshme për interesat e të ardhmen e vendit. Ato, në fakt, nxjerrin një politikë të njëanshme e të rrezikshme lëshimesh ndaj fqinjit të jugut. Në këtë kuadër, vizita e adhshme e Kryeministrit Ilir Meta në Greqi vlen të analizohet me shumë kujdes. Faktet, ngjarjet dhe problemet e kohëve të fundit vënë në pikëpyetje vetë nevojën e kryerjes së kësaj vizite. Për më tepër, ato ngrënë domosdoshmërinë e një rishikimi të plotë të marrëdhënieve shqiptaro-greke, si dhe vendosjen e tyre jo mbi bazën kolonialiste skllavëruese aktuale, por mbi baza krejt të tjera, ashtu siç duhet të jenë në të vërtetë marrëdhëniet midis dy shteteve sovrane. A është shfuqizuar Ligji grek i Luftës? Me ndonjë përjashtim të vogël, pak është shkruar në shtypin shqiptar për deklaratat krejt të papërgjegjshme të Presidentit nacionalist grek Stefanopullos në darkën zyrtare të shtruar për nder të Presidentit amerikan Bill Klinton gjatë vizitës së këtij të fundit në Athinë. Ndërkohë kur përjashta, turmat e egërsuara po digjnin zemrën e qytetit, – ashtu sikurse u dogj Saranda, Vlora e qytete të tjera shqiptare më 1997 – Presidenti grek i jepte një leksion mizerabël historie mikut të nderuar amerikan. Z. Stefanopullos shkoi deri atje sa të përmendë “Luftën Greko-italiane me Shqipërinë më 1940”, ndërkohë që dihet botërisht se ishin trupat e Musolinit ato që, pasi kishin pushtuar Shqipërinë, filluan edhe aventurën ushtarake kundër Greqisë. Më e pakta që duhej të kishte bërë Ambasadori shqiptar në Athinë në atë moment do të kishte qenë largimi i menjëhershëm dhe i dukshëm nga salla! Më e pakta që duhej të kishte bërë diplomacia shqiptare, që madje kryesohet edhe nga një historian i njohur, do të kishte qenë një paraqitja e qartë [?]... (Vijon në faqen 6)

- Pronari jam unë!

Ndjekje penale për dy drejtorë

F. 3 Ndjekje penale për dy drejtorë F. 2 Gazidede, pas 40 ditësh në burg F. 7 Shoqata "Pronësi me Drejtësi" në Komisionin e Venecias F. 9