GODO: MË HABIT QËNDRIMI I PAPËRGJEGJSHËM I SIMITISTIT
Meta ka bërë detyrën si patriot e kryeministër
Kryeministri Ilir Meta nga informacionet që vijnë nga shtypi e ngriti përpara kryeministrit grek çështjen
çame dhe gjeti prej tij një reagim të fortë. Unë e përshëndes këtë iniciativë të zotit Meta. Detyra e parë e një kryeministri është të jetë patriot dhe të mbrojë kombin dhe më duket se është e para herë që një kryeministër shtron ballas këtë çështje përpara qeverisë greke. Ky është një problem i madh i mbetur nga koha dhe ajo që i kërkohet palës greke është të vërë vullnetin e mirë për t’i hyrë zgjidhjes së këtij problemi. Dihet botërisht se janë 200 mijë çamë të shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Dihet gjithashtu sipas Konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara, Kartës së Helsinkit, dhe Kartave të tjera europiane të cilat i ka nënshkruar edhe Greqia që prona private është e paprekshme. Çamët kanë lënë atje vatrat e tyre, janë dëbuar nga pronat e tyre. Ajo që kërkohet është që të njihen këto prona si hap i parë i mirëkuptimit. Më tej në Faqen. 3
Qeveritarët grekë: Premtime më lugën bosh
Juria e Festivalit ngelet për vjeshtë në aritmetikë
Vaçe Zela: Ne artistët nuk jemi shumë të aftë për tabelën e shumëzimit.
Shanaj: Ju kërkoj ndjesë por çmimi i takon Gaçes me 164 vota të jurisë.
F. 13
Zyrtarët pjesë e trafikut të makinave
Rasti “Poçi” nuk është i vetmi në historinë e zyrtarëve që lëvizin me makina të vjedhura.
Kjo është mësuar dje nga burime të sigurta brenda Ministrisë...
F. 2
Lazaratasit luftë gjashtëdhjetë minutëshe me policinë
F. 6
Përvijohet strategjia e reformatorëve të PD-së: Nuk do të krijojmë fraksion