Reformatorët e selisë blu shpallin platformën e tyre të quajtur “Për një PD të suksesshme, Për një PD të shekullit të ri”. Takimi i shumëpërfolur në javën e fundit të politikës shqiptare ka sjellë rikonfirmimin e mbështetjes që grupi moderator i PD-së ka realisht në anëtarësinë e gjerë të demokratëve, sikurse edhe në strukturat drejtuese të bazës. Kritika, autokritika, por edhe një lumë akuzash në drejtim të lidershipit aktual të selisë blu, kanë qenë arenë e debatit mes të pran-ishmëve në sallë.
Ish-nënkryetari demokrat, Genc Pollo dhe mbështetësit e tij në Grupin Parlamentar, Dëmi, Xhaferi, Vejsiu, Shehu janë duartrokitur në hyrjen e tyre për në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Me tej në faqen 5
2000
Arrestohen vrasësit e vitit 1997
F. 7
Brojka akuzohet për shpërdorim
F. 5
Fundshekulli i jep Poradecit titullin “Nderi i Kombit”
F. 13
FTESE PER BASHKEPUNIM
Viti 1999 ishte për Shqipërinë viti i dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisjes së koalicionit “Aleanca për Shtetin”. Gjatë këtij viti u provua paaftësia e mazhorancës së majtë për të mbajtur pushtetin, për të realizuar angazhimet e marra për stabilizimin e gjendjes sociale, ekonomike dhe politike të vendit.
Nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në jetën politike shqiptare, Partia Republikane ka konstatuar vazhdimisht dhe me kënaqardhje se gjatë dy viteve të qeverisjes së majtë, vendi jo vetëm që nuk ka shkuar drejt stabilitetit, por është thelluar varfëria, mafia ka marrë natyrë shtetërore dhe shqiptarët dita-ditës po humbin shpresën për të ardhmen. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kontriboi në vendosjen e rendit publik, por u bë bashkëpunëtore e hapur si në krimin e organizuar në përgjithësi, ashtu dhe në atë ekonomik në veçanti. Kriza shqiptare u shfaq si në formën e ndërrimit të herëpashershëm të qeverive, ashtu dhe në formën e mungesës së plotë të kontrollit të shtetit ndaj fenomeneve si evazioni fiskal, rendi publik apo korrupsioni.
Me tej në faqen 3
Njoftim
Sot, ora 11, në ambientet e Hotel “Rogner”, Kryesia e PR-së jep një konferencë shtypi të shoqëruar me koktej, me rastin e mbylljes së vitit.