06/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 janar 2000

Mediu: Zgjedhjet të mos kontrollohen nga Meidani

F. 3

Koçi: Ne jemi më të mirë se PD-ja

F. 5

Berisha: Duam zgjedhje të ndershme

F. 3

Zgjedhjet lokale bashkojnë opozitën

F. 3

META FILLON FUSHATËN ELEKTORALE

META FILLON FUSHATËN ELEKTORALE Kryeministri Ilir Meta fillon fushatën për zgjedhjet lokale në jug të Shqipërisë, ndoshta duke u nisur nga fakti socialistët atje mbështeten më fort. Këtë fundjavë kreu i Ekzekutivit shqiptar, Meta, konkretisht do të zbresë në skajin më jugor të vendit për të “fituar zemrën” e qyteteve të Gjirokastrës, Sarandës dhe Delvinës. Interesimi për problemet e shërbimeve publike si furnizimi me energji elektrike, ujë, riparimin e rrugëve të shkatërruara, mësohet se do të jetë fasada e jashtme e udhëtimit të largët që do të ndërmarrë Meta në jug të Shqipërisë. Ndërkohë, burime të afërta të kryeministrit konfirmojnë faktin se qëllimi real i kësaj vizite, që ...

Shkarkohet prokuroria e Tiranës Velaj

F. 2

Berat, nuk ka ilaçe kundra

Berat, nuk ka ilaçe kundra

FERMERËT KËRCËNOHEN NGA MOS PËRFITIMI PENSIONIT

Fshatarësia kërcënohet hapur nga mos përfitimi i pensionit të pleqërisë. Nga 710 mijë të vetëpunësuar, derdhin kontributet për vjetërsi pune vetëm 120 mijë persona, ose 17 për qind e tyre. Prishja e kooperativave dhe ndërmarrjeve bujqësore, në të cilat ata kanë qenë të punësuar, ka bërë që ky numër kaq i madh njerëzish të mbeten jashtë përfshirjes së skemës së sigurimeve shoqërore. Natyrisht, kjo jo zyrtarisht, por për shkak të mos kuptimit prej tyre të dobisë së derdhjes së kontributit për pension pleqërie. Qeveria vite më parë kërkonte një ligj, sipas të cilit fermeri shqiptar mund të zëvendësojë vitet e vjetërsisë në punë, duke u konsideruar i vetëpunësuar... F. 8

GREQIA MBYLL KAPSHTICËN

Rrëmuja në pikën e kalm kufirit në Kapshticë. Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që duan të rikthehen në Greqi, ku punojnë prej vitesh atje, kanë krijuar në Doganën e Kapshticës probleme të shumta dhe të papërballueshme për personelin e kësaj dogane. Pritjet e gjata pranë Doganës greke, për marrjen e vulës hyrëse në tokën greke kanë arritur deri në 10 orë pritje pa fund. Një pritje e tillë, në një mot të keq, është një torturë e vërtetë dhe këtë torturë e kanë përvuajtur gra, fëmijë, e pleq. Të dridhesh para Doganës greke nga të ftohtit për orë të tëra, është gjëja më normale për doganierët grekë, të cilët kënaqnin kapriçot e tyre në këto ditë të ftohta dimri. F. 7

Berat, nuk ka ilaçe kundra gripit

F. 11

Kukësi 48 orë rresht pa energji elektrike

F. 7

Rusi, zgjedhjet presidenciale më 26 mars

F. 10

Protestë e shqiptarëve në Bruksel, 5 janar. Qindra shqiptarë protestuan dje para selisë së Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në Bruksel për lirimin e mbi 7000 të burgosurve shqiptarë që ndodhen në burgjet e regjimit fashist serb. F. 4

DHOMA KOM... TIRANË