KORRUPSIONI LIND
"VRASESIT E ÇMENDUR"
Të çmendurit, “karta bjanca” për të vrarë. Të jesh i çmendur ke shumë favore, madje deri atje sa të dalësh nga burgu. Nëse siguron një raport mjekësor për papërgjegjshmëri mendore nuk mban asnjë përgjegjësi përpara ligjit dhe bëhesh i paprekshëm nga ai. Vrasësit e çmendur janë bërë të modës tashmë nëpër dyert e Gjykatës. Radhën e vrasësve të mitur, grave të cilët përfitojnë ulje të mëdha dënimi tani e kanë shtuar edhe “të çmendurit”. Shpesh herë në larjen e hesapeve janë përdorur adoleshentët apo fëmijët, ndaj të cilëve Gjykata nuk mund të japë dënimin kapital. Ndërsa tani vendin e tyre e kanë zënë vrasësit e “çmendur”.
F. 6
TIRANA 2000
PUNA NË TË ZEZË PUSHTON SHQIPËRINË
PUNA NË TË ZEZË
PUSHTON SHQIPËRINË
Aktualisht në sektorin privat janë të punësuar rreth 200 mijë persona, por në sigurime shoqërore derdhet kontribut vetëm për 50 mijë prej tyre, duke bërë që 75 për qind, ose 150 mijë të tjerë të privohen nga përfitimet që rrjedhin nga vjetërsia në punë, apo paaftësia e përkohshme dhe e përhershme e të punësuarve për shkaqe të ndryshme.
Gjatë vitit të kaluar kanë qenë 8 aksidente me vdekje në punë, nga të cilët shumica nuk kanë qenë të regjistruar në sigurime shoqërore dhe nuk përfitonin asgjë prej këtij institucioni. Në këto raste çështja është mbyllur duke u paguar nga subjektet në dobi të familjarëve një shumë e caktuar parash. F. 9
ALARM/PO SHFAQEN MESUES ANALFABET
ALARM/PO SHFAQEN
MESUES ANALFABET
Një numër i madh familjesh janë larguar nga fshatrat tona, por ende ka jetë në këto gryka dhe pllaja malore, se, ende jemi shumë familje të tjera, jo vetëm në fshatrat tona, që nuk kemi ndërmend ta braktisim fshatin...
Jemi të varfër, prandaj për të jetuar do t’i nënshtrohemi fatit...
... Jemi larg rrugëve automobilistike,... mungon mamia dhe mjeku...
Edhe shkolla po “varroset”, se mësuesit janë analfabetë dhe injorantë...
Këto fraza janë nga një letër e një grupi banorësh të fshatrave Selckë dhe Shalës në rrethin e Tepelenës, nisur posaçërisht për “Republikën”. F. 7
Dhurata për të ngujuarit natën e Vitit të Ri F. 11
Vazhdon e mbyllur pika e kalimit kufitar me Greqinë F. 7
Hetim gjyqësor ndaj ekspertëve të kriminalistikës F. 6
Të deklarohet jo kushtetues Ligji për Tokën F. 8