16/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 janar 2000

Çeku: Korrupsioni do luftohet kur opozita të vijë në pushtet

F. 5

Meidani fal të korruptuarit e Drejtësisë

F. 2

Klani qeverisës fiton mbi atë Presidencial

F. 5

Republikanët faktor bashkimi i së Djathtës

Forcat politike shqiptare dhe diplomacia ndërkombëtare mbështesin Partinë Republikane në alternativat dhe praktikën e saj 9-vjeçare F. 3 Si një forcë politike e konsoliduar, PR është përpjekur në këto vite t’u kthejë pushtetin qytetarëve, si mbrojtëse e vlerave të individit. Kjo gjë është bërë e mundur me një luftë të vazhdueshme, të ndershme dhe bindëse për rikthimin jo vetëm të pronave dhe të rivendosjes së drejtësisë, por edhe në instalimin në rrugë institucionale të drejtave themelore të njeriut, duke ndërgjegjësuar qytetarin për të kërkuar nga shteti atë çfarë u takon, nëpërmjet formave demokratike dhe referendumeve mbarë popullore. Republikanët shqiptarë kanë qenë të pranishëm në të gjitha tryezat për çështjen kombëtare, për institucionalizimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Parlamenti republikan ka qenë dhe vazhdon të mbetet: Nuk mund të ketë demokraci pa shtet ligjor, pa konsolidimin e pronës, kthimin e saj tek i zoti dhe pa ndëshkimin e rëndë të krimit. Ishin republikanët ata që e kontestuan me forcë heqjen e dënimit me vdekje pas vendimit absurd të Gjykatës Kushtetuese dhe aprovimit nga Presidenti. Është kjo arsyeja që në festën e 9 vjetorit të formimit të Partisë Republikane, ishte të pranishëm i gjithë trupi diplomatik duke filluar nga ambasadori amerikan Jozeph Limprecht, ai i OSBE-së Gert Ahrens, Italian Mario Bova, Turqisë Ahmet Okçun, Rumanisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Maqedoni.

Përkujtohet masakra e Raçakut

F. 4 Vitet në Beograd krimineli Arkan F. 4

Si një forcë politike e konsoliduar, PR është përpjekur në këto vite t’u kthejë pushtetin qytetarëve, si mbrojtëse e vlerave të individit.