PSE HESHTIN QEVERITARËT PËR TRAGJEDITË E OTRANTOS?
Fillimi i gjyqit për tragjedinë e Otrantos është shoqëruar me një tjetër ngjarje të ngjashme me të, zhdukja e një gomoneje me mbi 59 klandestinë në bordin e saj.
Varfëria e një populli të keqqeverisur prej socialisteve, po merr trajtat e një legjende të re të tmerrshme.
Dje, deti ka nxjerrë në afërsi të Sazanit, mbeturinat e skafit dhe dy kufoma, prova këto që policia nuk mund t’i mohojë. Vërtetohet kështu ato që gazeta “Republika” shkroi ditën e premte dhe që u mohuan nga autoritetet e policisë. Ndërkohë që policia shqiptare hesht, qeveritarët e korruptuar flasin me cinizëm. Prononcimi më i fundit i bërë dje nga zëvendëskryeministrja Çeço, se tani “numri i emigrantëve legalë do të jetë shumë më i madh se ai i emigrantëve klandestinë” i kalon të gjitha parashikimet e një cinizmi ndaj viktimave të pafajshme. Po pse qeveritarët e sotëm nuk bëjnë as më të voglin mundim për të vlerësuar këtë tragjedi?
Përgjigja vjen e lehtë, sepse janë vetë pushtetarët e sotëm ata që përfitojnë direkt nga ky trafik. A ka fakte për këtë? Një vit më parë në një nga revistat më prestigjoze në Itali “Panorama” u botua lista e plotë e personave që janë bosët e vërtetë të trafikut, duke filluar nga kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi e deri tek këshilltari për mbrojtjen i Presidentit, Sabit Brokaj. E si për të vazhduar ironinë Prokuroria e Tiranës, ngriti padi kundër gazetarit italian dhe ai vazhdon të jetë person “non grata” për të hyrë në Shqipëri.
Kaç të habitur janë pushtetarët e sotëm pas trafikut, sa që kanë harruar edhe të kujdesen për familjarët e viktimave të Otrantos. Ditë më parë ata protestuan para Ambasadës Italiane, pasi u ishte mohuar e drejta e vizës për të marrë pjesë në gjyqin që po zhvillohet në Brindisi, por as kësaj here për ta nuk u kujtua asnjë.
Këta janë shtetarët e sotëm shqiptarë, këta janë trafikantët e kanalit të Otrantos dhe për të mos merituar thënien e Hegelit, se “çdo popull meriton atë qeveri që ka”, shqiptarët duhet të ngrihen dhe ta shporrin këtë bandë.
Denoncohen të fshehtat e licensimit
Qeveria nuk pajtohet me konkurencën e ndershme
* Krijimin e kushteve të favorshme për kontrabandë dhe korrupsion, veçanërisht për shkak të shtrimit të komisioneve që shoqëritë importuese janë momentalisht të detyruara t’u paguajnë shoqërive tashmë të pajisura me licensë të përhershme (vetëm 3 shoqëri për tregtimin e karburanteve).
* Dëmtimin e menjëhershëm të imazhit të MEPP për shkak të pamundësisë së sigurimit të kapaciteteve të depozitimit, që janë pothuajse plotësisht nën juridiksionin e kësaj ministrie, gjë që ka krijuar një cikël të mbyllur në licensim.
* Dëmtimin e interesave të sipërmarrësve që respektojnë ligjin duke shmangur konkurencën ndërmjet shoqërive importuese si dhe duke mundësuar komisionimin e pajustifikuar të punës së tyre nga shoqëri të licensuara më parë nëpërmjet përdorimit të licensave të tyre kundrejt një pagese shtesë vetëm për procesin e importimit.
* Rritja e çmimit për shkak të blerjeve nga njëra firmë e licensuar e tjetra e palicensuar, përsëri me shumicë për shkak të pamundësisë së licensimit.
Karbunantë
J. Vinçani
F. 9
Gazeta “Republika” do botojë vazhdimisht materiale të dosjes Preçi ku hidhet dritë mbi kontrabandën dhe korrupsionin