Topalli: Artistët, institucioni i vërtetë i kulturës
F. 3
Nano: Akuza dhe sharje për gjithë opozitën
F. 5
Arbnori: PD e tha fjalën e vet në Strasburg
F. 5
Rezultati i Prokurorisë zbulon farsën qeveritare për ministrat e pafajshëm
F. 3
EDI RAMA, KY PSEUDOARTIST QË SHKATËRROI INSTITUCIONET
Nga Juli Prifti Greva e urisë së artistëve të Teatrit të Operas dhe Baletit rrezikoi në sipërfaqe gjithë kompleks et e një artisti që nuk e gjeti kurrë rrugën e suksesit turës, sepse kjo Ministri është një institucion ombrellë ku përmbledh përvojën, eksperiencën, talentin dhe të ardhmen e institucioneve kryesore të kulturës dhe trashëgimisë nëpërmjet pikturave të tij, Edi Ramës, por që në rolin e Ministrit të Kulturës i shkaktojnë një dëm të pallogaritshëm artit shqiptar. Në aventurën e tij të nisur fill pas marrjes së ofiqit të kreut të dikasterit të kulturës shqiptare, Edi Rama është i papërur. Ai ka vendosur të mos kursejë as jetën e shtatë artistëve të ngujuar në grevë urie që kërkojnë të shpëtojnë TOB-in nga rrënimi duke krijuar një precedent të rrezikshëm për të ardhmen, kulturën dhe jetën sociale të vendit. Është e njëjta praktikë perverse që ka ndjekur ai në rolin e pushtetarit edhe me artistët e Teatrit Kombëtar që pak kohë më parë protestuan kundër tij në bulevardin kryesor të kryeqytetit shqiptar. Dikur, kur Edi Rama ishte dhe shfaqej si Edi Rama i vërtetë, kryetari i PS-së, Fatos Nano e cilësoi me dashamirësi si “një anarkist” duke kursyer për të epitetin “pseudoartist”. Ishte koha kur Rama bënte refleksione për vitet e stuhishme të Lëvizjes Studentore, ku nuk kishte harruar të fonte edhe kryesocialistin Nano, i cili më pas do t’i shërbente si trampolinë për të kërcyer në krye të Kulturës shqiptare duke shprehur pse Edi nuk kishte spikatur nëpër ekspozita me pikturat e tij. Dhe Rama nuk po e zhgënjen aspak përcaktimin e Nanos. Ai po shfaqet nga dita në ditë si anarkisti dhe pseudoartisti që po shkatërron institucionet e kulturës shqiptare. Nuk është fjala vetëm për Ministrinë e Kulturës, dhe trashëgimisë shqiptare. Ai e shndërroi këtë Ministri në një fondacion ku përgatitaste projekte që lançonin emrin e tij, ndërsa paratë i merrte nga taksapaguesit shqiptarë. Teatri Kombëtar, i cili ishte ndër të parat institucione që provoi dorën shkatërrimtare të Edi Ramës në emër të “reformave”, tashmë rivalizohet nga një teatër privat pikërisht në të njëjtën çati. Ky fakt, nga i cili duket se Teatri Kombëtar nuk ka për të ngritur kokë edhe për shumë kohë, dhe të tjera absurditete të tjera që po serviren çdo ditë reformat e Edi Ramës tregojnë se ky person i ka ngarkuar vetes detyrën e shkatërrimit të institucioneve, në emër të veprimeve të tij ekstravagante. Anarkizmi i Edi Ramës duket qartë në filozofinë e tij të ngritjes së reformave të veta skelitke mbi gërmadhat e institucioneve të kulturës shqiptare. Godina e Lidhjes së Shkrimtarëve, e cila u vu në shitje pikërisht nga Ministri i Kulturës, ishte startimi i një politike të tërë privatizimesh të institucioneve artistiko-kulturore. Edi Rama kujton se do të jetë Ministri i Kulturës që do të bëjë epokë në historinë shqiptare me nxjerrjen në pazar të asaj pasurie copë copë që trashëguan institucionet e artit. Ai ndoshta mund të mbetet në histori, por vetëm si një ato legjendat e frikshme, “na ishte njëherë një Ministër që mori përpara çdo gjë në mbrojtje dhe art”. Moralisht, Edi Ramës i ka kaluar koha për të dhënë dorëheqjen.
DO TË SHËMBEN
DO TË SHËMBEN — Shteti nuk mban përgjegjësi për humbjet financiare. F. S
NDËRTIMET E PALIGJSHME DO TË SHEMBEN
Shteti nuk mban përgjegjësi për
SHËNIM I REDAKSISË
Redaksia e gazetës ka menduar të hapë një rubrikë, në të cilën do të trajtohen probleme për pronat, konfliktet të të gjitha llojeve.
Ndërkohë pranojmë dhe njoftime të ndryshme për shitblerje.
Publikimi bëhet falas.