30/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 janar 2000

Kryetari republikan Mediu, i ftuar nderi në SHBA

F. 3

Mblidhet aktivi i degës së PR-së, Tiranë

F. 5

Republikanët evidentojnë shkeljet në Kodin Elektoral

F. 3

Pollo ngre shqetësimin e opozitës për KQZ-në në KE

F. 5

Nesër Byroja e Parlamentit vendos përbërjen e komisionit fantazmë

Nano privatizon Paktin e Stabilitetit F. 5

VËREJTJET PËR KODIN ELEKTORAL

* Ky projekt-kod nuk është hartuar me konsensusin e opozitës * Paragjykohet rezultati i zgjedhjeve * Procesi i numërimit kryhet nga mazhoranca socialiste duke lënë vend për manipulime * Në komisionet zonale dhe në ato të qendrave të votimit ka një dominancë të mazhorancës apo janë njerëz të emëruar nga KQZ dhe partia në pushtet * Votat e emigrantëve që do të votojnë në ambasada nuk do të kontrollohen, por kutia e votimit do të niset pranë KQZ-së F. 3

PICKERING: LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT!

Kryeministri Ilir Meta u takua të shtunën pasdite me nësekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Politike, Thomas Pickering. Nësekretari amerikan Pickering, duke nënvizuar mbështetjen e fuqishme për qeverinë shqiptare dhe prioritetet e saj, vuri në dukje se SHBA janë dhe do të vazhdojnë të mbeten një aleate e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai theksoi se puna që po bëhet për strukturimin dhe funksionimin e policisë dhe gjyqësorit është një nga themelet e konsolidimit të institucioneve të shtetit shqiptar. “Në këtë kuadër edhe lufta që bëhet ndaj korrupsionit është një hap shumë i rëndësishëm, i cili duhet të thellohet më tej, pasi kjo do të mundësonte përkrahjen e plotë të SHBA”, tha Pickering. Ai vlerësoi si një provë mjaft të rëndësishme procesin e zgjedhjeve vendore, pasi përfundimi me sukses i këtij procesi është i domosdoshëm për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Ai u shpreh se heqja e sanksioneve ndaj Serbisë do të favorizonte Millosheviqin. Gjithashtu, ai theksoi se mënyra e trajtimit të pakicave nga Shqipëria përbën një model që duhet ndjekur nga të gjithë vendet e rajonit. Pickering u takua mbrëmë edhe me presidentin Meidani.

Miliarda lekë zhduken pa adresë

Toka në pronësi të pronarëve, paratë në duar të pushtetarëve F. 9

Karikaturë me tre figura që mbajnë shenja ku shkruhet “PRONA”. Shpronësimet, ende një nyje e pazgjidhur

SHËNIM I REDAKSISË

Redaksia e gazetës ka menduar të hapë një rubrikë, në të cilën do të trajtohen probleme për pronat, konflikte të të gjitha llojeve. Ndërkohë pranojmë dhe njoftime të ndryshme për shitblerje. Publikimi bëhet falas.