Garuli:
PS ka mashtruar shqiptarët
F. 3
Begeja:
Opsionet e PR, ndryshoni nenin 15
F. 3
Bode:
Kërcënimet ndaj Ceas përpjekje monopolizuese
F. 5
Pollo:
Përjashtimi ynë dobëson PD-në
F. 5
Republika
3 shkurt 2000
Kontrabandistët e ushqimeve të skaduara pushtojnë tregun
Bllokohen vetëm 98 kvintalë ushqime që kanë skaduar prej vitesh, të cilat janë marrë falas nga vendet fqinjë e që etiketohen nga tregtarë më të fuqishëm se shteti
F. 9
AMBASADA ITALIANE NËN HETIM
Investitorë italianë, pjesë e mashtrimit të shqiptarëve me viza falso, po hetohen këto ditë nga Prokuroria e Barit
Pesë funksionarë të Ambasadës Italiane në Shqipëri janë vënë nën hetim e prokurorisë së Barit në Itali.
Mbi ta rëndon akuza e dhënies së vizave falso për shtetas shqiptarë që duan të kalojnë përtej Adriatikut. Së bashku me pesë funksionarët e Ambasadës janë nën akuzë edhe pesë investitorë italianë që punojnë në Shqipëri. Këto të dhëna vërtetojnë skandalin e madh të dhënies së vizave që të përfëruna në Ambasadën italiane. Më kot janë akuzuar disa falsifikatorë ordinere shqiptarë, të cilët kanë qenë “të fundit e listës së zezë” përsa i përket dhënies së vizave të falsifikuara. Sipas aktit të akuzës dëshmohet se në këtë rrugë janë dhënë 1500 viza të falsifikuara, ndërkohë që janë shkelur të gjitha procedurat e dhënies së një vize për në Itali. Për secilën vizë është paguar një shumë jo më pak se 1500 dollarë, shumë e cila ka rënduar mbi kurrizin e shqiptarëve dhe ka pasuruar punonjësit e Ambasadës italiane. Një pjesë e këtyre vizave ka qenë me një kalim. Dhe kjo është bërë me qëllim që vizat të skadonin sa më shpejt për ta mbajtur gjithmonë të ngritur tregun e zi të vizave fals.
F. 2
TENSION NË RADHËT E EMIGRANTËVE
Përsëri tension në radhët e emigrantëve shqiptarë në pikën e kalimit të kufirit Kakavijë.
Ka dy ditë duke filluar nga e marta që autoritetet greke kthejnë shtetas shqiptarë dhe u prishin atyre vizat e rregullta të nxjerra nga Konsullata e Gjirokastrës. Deri dje në mesditë numri i vizave të prishura arrin në 100 copë, ndërkohë që justifikimi i autoriteteve doganore greke është shumë banal. Sipas tyre shuma e parave që duhet të disponojë një shqiptar për në shtetin grek rritet nga 35 mijë dhrahmi, e caktuar në procedurat përkatëse në 200 mijë dhrahmi.
F. 7
Qeveria e Kosovës shpërbehet përsëri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, deklaroi se gjatë ditës së djeshme “Qeveria e Republikës së Kosovës, Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe Presidenti ...”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, deklaroi se gjatë ditës së djeshme “Qeveria e Republikës së Kosovës, Parlamenti i Republikës së Kosovës dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, me të gjitha strukturat përkatëse politike e ekonomike, të sigurisë dhe administrative, kanë pushuar së ekzistuari më 1 shkurt 2000”.
Në deklaratën e tij, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi të dhënë rreth mesditës së së ditës së djeshme, Rugova nxorri në pah se ky veprim rrjedh drejtpërdrejt në kuadër të shpërbërjes së të gjitha strukturave paralele të Kosovës, në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar më 15 dhjetor 1999, për themelimin e Strukturës së Përbashkët të Përkohshme Administrative të Kosovës dhe në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut të 14 janarit 2000.
F. 4