04/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 shkurt 2000

Godo: Kosova po harrohet

. F. 3

Nano zgjedh moderatorët e PD për Komisionin e Paktit

. F. 5

Meta instr्रukton prefektët për Zgjedhjet Lokale

Meta instr[?]ukton prefektët për Zgjedhjet Lokale. F. 5

Klark: Sinjale paralajmërimi për Kosovën

. F. 4

Gjykatërët, në këmbim të shumave të majme, lirojnë nga burgu kriminelë me raporte fiktive mjeko-ligjore

. F. 6

DELEGACIONI I EDU-së NIS TAKIMET ZYRTARE

Delegacioni i EDU-së ka nisur dje zyrtarisht vizitën e tij të shumëpritur nga anëtarësia e PD-së në kryeqytetin shqiptar. I drejtuar nga Mishel Trandë, delegacioni ka mbërritur pjesë-pjesë në Tiranë, për t’u mbledhur në takimin me kreun demokrat, Sali Berisha, pasditen e djeshme në selinë blu. Ndërkohë, për shkak të zgjatjes së paparashikuar të këtij takimi, janë zhvilluar me vonesë takimet me deputetët reformatorë të PD-së dhe mbështetësit e tyre brenda kësaj partie. Nga selia e PD-së nuk ka dalë shumë prej këtij takimi, qoftë edhe për faktin se të dja[?]thët europianë do të shprehen vetë për gjithçka kanë biseduar dhe konstatuar. F. 5

SHTETI MBAN “PENG” SHTETASIT E VET

Shteti u ka vënë litarin në fyt qytetarëve të vetë. Vetëm për një shkresë tatimore i thjeshtë duhet të sorollatet me ditë të tëra. Të sorollatet e së fundi t’i vijë në majë të hundës, pa mbaruar dot punë. Zvarritje pa fund. Hallakatje sa nga njëra zyrë në tjetrën. Dhe si për ironi vetëtem buzëqeshje e fraza standard: “Duku edhe njëherë tjetër”. Mund të sjellësh mjaft shembuj nga praktika burokratike e zyrtareve. Por një qytetar tiranas, të cilit i ka “dalë shpirti” duke u sorollatur për të nxjerrë një targë makine, tregon peripetë e tij të pafundme. E ka blerë makinën në një rreth tjetër të vendit dhe ka bërë kërkesën për ta ndruar atë me një targë tirane, në përputhje me vendbanimin e tij të përhershëm. F. 2

GRABITJE PRONASH NË GJIROKASTËR

. F. 8

LIDHJA E SHOQATAVE TË SHQIPËRISË SË MESME: KOALICIONI QEVERITAR NDËRTON KAPITALIZMIN ME METODA SOCIALISTE

. F. 8

Korrupsioni ka pushtuar administratën

Kontrabanda dhe korrupsioni janë cilësuar si e keqja më e madhe e Shqipërisë. Një fakt të tillë e pohojnë strukturat të caktuara brenda Qeverisë, opozita, por dhe të huajt. Miqtë e Shqipërisë dy herë me radhë kanë tërhequr vëmendjen e Qeverisë për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën, në të kundërt financimet nga donatorët do të minimizohen. Ish-kryeministri Majko e ka thënë hapur se administrata shtetërore është e korruptuar. Ministri i Financave, Angjeli, pohon po të njëjtën gjë si në analizën 9-mujore të doganave, ashtu edhe në analizën që i bënë kontabilitetit. Ndërsa për kryeministrin, Ilir Meta, “Shqipëria nuk është “delia e zezë” e korrupsionit, dhe vendi ku fillon apo mbaron kontrabanda”. Një deklarim të tillë, kreu i shtetit e bëri dje në konferencën “Strategjia 3-vjeçare e shërbimit doganor shqiptar”. Meta duket i kënaqur me të ardhurat e vjela nga doganat, që të cilën e krahas[?]on me vitet e shkuara, kur puna në to ka qenë shumë më e keqe. “Unë e quaj absurde fushatën që ka nisur kohët e fundit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të caktuara rreth saj...” F. 9 Karikaturë. Në karrocë shkruhet “Korrupsioni”; mbi kalë: “M.T. i korruptuar”; mbi kutitë: “DOGANA”, “DROGË”, “TENDER”, “KARBURANTE”, “SKAFE”.