Mediu takohet me autoritete të Departamentit Amerikan
F. 3
Godo: OKB t'i japë fund tensioneve në Mitrovicë
F. 3
Thaçi: Gjendja në Mitrovicë neglizhohet e KFOR-it
F. 4
Rugova: Liderët lokalë të qetësojnë gjendjen
F. 4
Vjedhjet në naftë nuk kamuflohen me rrëzimin e cisternave
F. 2
KREU I DELEGACIONIT TË EDU: DEMOKRATË, BASHKOHUNI!
Delegacioni i të Djathëve Europianë ka konstatuar kritika dhe përplasje të ashpra brenda PD-së, partisë simotër të partive anëtare të EDU-së. Pasi kishte marrë kontakt me të gjithë eksponentët kryesorë që përfaqësojnë korrentet e ndryshme brenda PD-së, delegacioni ka konkluduar se kësaj partie i duhet shumë punë në drejtim të demokratizimit të jetës së brendshme të partisë. Kjo deklaratë “bombë” për linjën zyrtare të PD-së ka treguar fare qartë “sinqeritetin”, që kanë treguar palët gjatë takimeve me të djathtët e EDU-së. Gjithashtu, këta i kanë sugjeruar drejtuesve të PD-së se kjo parti duhet të jetë përmbledhëse, demokratike dhe tolerante.
F. 5
KUKËSI, KANDIDATURË PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN
Qyteti i Kukësit pretendon për të marrë çmimin Nobel. Qyteti verilindor shqiptar është paraqitur si kandidaturë për marrjen e çmimit më prestigjioz botëror. Ka qenë vetë iniciativë e kryeministrit Ilir Meta, i cili i ka propozuar Institutit Norvegjez për paqenimin në fjalë. Numri një i Qeverisë shqiptare e ka parë të arsyeshme që ky qytet të jetë një nga pretendentët kryesorë për dhënien e çmimit Nobel për Paqen. Kukësi, gjatë krizës së Kosovës mbajti mbi supet barrën më të madhe. Që nga fillimi i krizës e gjer në mbarim të saj, në këtë qytet u strehuan, u ushqyen dhe u kuruan mbi 450 mijë kosovarë të shpërngulur me dhunë nga represioni serb.
F. 5
Serbët vrasin egërsisht shqiptarë ndërsa KFOR-i ndërhyri duke vënë në përdorim gazin lotsjellës kundër shqiptarëve që kërkuan të mbrohen
F. 4
DIPLOMA DHE PUNË PËR TË BURGOSURIT
TIRANË: Rregullore e re për të burgosurit shqiptarë.
Kryeministri Meta ka këto ditë në duar rregulloren e re të burgjeve, të hartuar nga Drejtoria e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, e cila përmban 105 nene ku përfshihen të gjitha detyrat dhe të drejtat e të burgosurve. Kjo rregullore do të jetë si një “kushtetutë” për punonjësit dhe drejtuesit e burgjeve. Sipas zëdhënësit të kësaj ministrie, Agim Neza, kjo rregullore do të jetë bashkëkohore dhe i trajton të burgosurit në bazë të Kartës Europiane e të Drejtave të Njeriut. Rregullorja e re parashikon kushte shumë lehtësuese për të burgosurit që vuajnë dënimin në 7 burgjet e Shqipërisë.
F. 6
Konferencë shtypi
Sot ora 11, në Selinë Qendrore, Kryesia e Partisë Republikane, jep një konferencë për shtyp