15/02/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shkurt 2000

Nano: Ndryshime në qeveri!

F. 5

MAJKO KUNDËR MANIPULIMEVE TË MAZHORANCËS

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbështetur idenë e gjetjes së rrugës së kompromisit mes pozitës dhe opozitës shqiptare, lidhur me procesin zgjedhor dhe përgatitjen e ligjit për të. Ai ka paralajmëruar mazhorancën pushtetare se duhet të marrë parasysh vërejtjet e bëra nga opozita për ligjin për zgjedhjet. Në rast se nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë mund të ketë pasoja të rënda për të ardhmen e vendit, mësohet të jetë shprehur Majko. F. 3 15 AVOKATË PËR NJË KOLLtUK

KONFERENCA QEVERISËS

15 AVOKATË PËR NJË KOLL TUK

Java e ardhshme do të zgjedhë Avokatin e Popullit. Zgjedhja e këtij avokati është një ndër çështjet që mendohet të shqyrtohen gjatë ditëve të ardhshme në seancat plenare të Kuvendit së bashku me miratimin e kalendarit dyjavor të punimeve të Kuvendit. Tema e Avokatit të Popullit, i cili do të shndërrohet së shpejti në institucion, është diskutuar dhe më parë në një takim të zgjeruar të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Shoqërisë Civile, Organizatave Joqeveritare, si dhe të deputetëve. Kandidatët e propozuar kanë prezantuar veten para shqyrtimit të kandidaturave të tyre në parlament. F. 2

IDENTIFIKOHEN MAFIOZËT SICILIANË

Policia Kriminale si dhe sektorët e tjerë më të specializuar të Ministrisë së Rendit Publik, pas mëse dy muaj hetime operative mbijetën ekzistencën e një rrjeti mafioz italo-shqiptar, shënon suksesin e parë. Krimet e ndodhura në Shqipëri, kryesisht ato të karakterit mafioz, apo, ato ekonomik-financiare kanë qenë në qendër të vëmendjes së Ministrit Poçi dhe vartësve të tij. Bashkëpunimi i një grupi personash shqiptarë dhe italianë ka bërë që krimi mafioz në Shqipëri të ketë një epërsi të dukshme duke shënuar edhe arrestime të bujshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali. F. 2

Braktiset Ceka, flirt me Beqirin

Dita e të dashuruarve nuk i ka ndihmuar bashkëkryesuesit e koalicionit qeveritar që të shuhajnë mosmarrëveshjet mes tyre. Tryeza e partive politike të koalicionit, e mbajtur enkas në 14 Shkurt, festën e Shën Valentinit, e ka shndërruar atmosferën dashurore të kësaj dite në urrejtje dhe ndarje me njëri-tjetrin. Kryetari i PS-së, Fatos Nano, nuk ka pranuar ta kalojë këtë ditë me partnerin e tij të PAD-së, të dërguar në këtë mbledhje. Socialistët kanë përfituar që të flirtojnë me këtë rast me një tjetër parti, atë të Unitetit Kombëtar. Idajet Beqiri, kryetari i PUK-ut ka zënë vendin e aleancistëve në këtë tryezë. PAD pas konflikteve të vazhdueshme me partnerin më të madh pushtetar, lundron tashmë në ujrat jashtë kufijve të koalicionit qeveritar. Dhe ndërsa ajo është braktisur, dominuesit e qeverisjes kanë paraqitur menjëherë kandidatin e ri që do të zëvendësojë shtratin e ftohur të PAD-së në kordonin pësepartiak të bashkëqeverisjes. F. 4 Nën karikaturë: A.-Vinçani [?]

Mediu: Konsensusi pozitë-opozitë në rrezik

F. 3

PAD dëbohet nga tryeza e koalicionit

F. 5

Për kë do të votojnë demokratët pro Pollo?

F. 5

Sot REPUBLIKA ONLINE

www.gazeta-republika.com Sot REPUBLIKA ONLINE