Republikanët shqiptarë përshëndesin McCain në procesin zgjedhor
F. 3
Nano: Të merremi me komisionin tim jo me qeverinë
F. 3
Rezultat i turpshëm në takimin e Maqedonisë
Shqipëria përfiton vetëm 7 për qind nga fondet e akorduara për Paktin e Stabilitetit
F. 3
Periferia e Tiranës midis intoksikimit dhe shkatërrimit mjedisor
Cinizëm qeveritar me gomonen e zhdukur
Vetëm këto pak fjalë do t’u shkonin të mend të gjithë shqiptarëve të varfër teksa mësuan lajmin tragjik të mbytjes së një gomoneje me 30 shtetas, që donin të shkelin brigjet italiane me mënyrën e vetme të servirur nga indiferenca e shtetit, atë të trafikut klandestin. Ende pa u tharë mirë lotët e tragjedisë së ndodhur më 31 dhjetor të vitit të kaluar, shumë nëna, gra e fëmijë do të qajnë për fëmijët e tyre, për burrat apo edhe për prindërit që nuk do të kenë më asnjë mundësi për t’i takuar.
F. 7
OKB po përgatit kthimin e të ikurve
OKB-ja shpalosi gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë, në veri të Kosovës, plane për të garantuar kthimin në shtëpitë e tyre të shqiptarëve dhe serbëve, që u është dashur të largohen për shkak të dhunës ndërkomunitare. OKB-ja dëshiron të bëjë të mundur, në bashkëpunim me forcen shumëkombëshe (KFOR) të udhëhequr nga NATO-ja, kthimin në shtëpitë e tyre të shqiptarëve, që u është dashur të largohen nga veriu i qytetit, ku pjesa më e madhe e banorëve janë serbë, dhe të serbëve...
F. 4
Spitali, kjo katastrofë e pashmangshme
Spitali shqiptar mbetet katastrofa që “një ditë do t’i afrohes”. Janë pacientët ata që vuajnë veç sëmundjes që i ft oi pa dëshirë në krevat e spitalit, që qahen se shepi duhet të të rëndojë shumë që të shpresosh shërimin. “Këtu edhe për një shiringë të duhet të paguash”. Uniformat e bardha nëse i informon për ankesat e të së murëve ata ngrejnë shpatullat. Të vetmet fjalë të shqiptuar prej tyre janë: “Kush ju tha?”
Është pikërisht kjo pyetje që ngurtëson shumë pacientë të shprehen më gjatë.
F. 11
Kombinati i Tekstileve, qytetza që ndodhet në periferi, të kryeqytetit shqiptar, e krijuar në vitin 1951, gjatë 50 vjetëve jeton ankthin dhe pasigurinë e shkatërrimit mjedisor dhe intoksikimit të përditshëm. Prej kohësh kjo qytetë gjendej nën rrezikun e ndotjes masive për shkak të TEC-it, si edhe nën kaosin sistematik të djegjes së plehrave të kryeqytetit, të cilat grumbullohen në këtë territor.
Si filloi shkatërrimi mjedisor?
Përpara ndërtimit të TEC-it, qytetza e Kombinatit të Tekstileve, i cili atëherë quhej Yzberisht, ka patur një mjedis të pastër natyror dhe shumë njerëz, vinin aty, për të kaluar fundjavën, poshtë gjelbërimit të drurëve të shumtë, anës lëndinave. Por në vitin 1951, e sidomos, pas fillimit të TEC-it me kapacitet të plotë, mjedisi i qytetzës filloi të dëmtohej në mënyrë të ndjeshme dhe sistematike. Gjëja e parë që i ra në sy banorëve të zonës, ishte fakti që e gjitha bimësia rreth e qark Trezes së oxhakut të TEC-it, filloi të zverdhej nga shkaku i dëmtimit ekologjik. Më pas thuajse të gjitha fushat pjellore, pranë këtij TEC-i, e ulën ndjeshëm sasinë dhe cilësinë e prodhimtarisë së tyre. Ky TEC si për iro-ni të fatit, u ndërtua 300 metra larg varrezave dhe po aq larg depos së ujit. Por tragjedia më e madhe ndodhi me shëndetin e njerëzve, të cilët pa e kuptuar as vetë, filluan të sëmureshin, nga organizma e frymëmarrjes, qarkullimi i gjakut, si edhe nga sindroma të tjera të rrezikshme të cilat janë kategorizuar në kartelat përkatëse, të spitalit të kësaj qytetë.
F. 15