01/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

1 mars 2000

Mediu takohet me Kryeministrin turk Eçe vit

F. 3

Shefi i OSBE-së zbulon sekretet e "Miqve"

F. 5

Haider është larguar nga qeveria e re

F. 10

Shqipëria e fundit në Paktin e Stabilitetit

Qeveria shqiptare, fatkeqësia e një populli të tërë F. 3

"Po më vdesin fëmijët njëri pas tjetrit"

Një letër tronditëse në redaksinë e gazetës "Republika" Kruja që aktualisht mbijeton në - siç e quan ajo - një adresë të huaj, kërkojnë ndihmë. Ku? Mjaft që dikush t’i dëgjojë. Shteti për ta nuk ekziston. Shpresa duket se gjen jetë vetëm jashtë vendit: "Shkojmë zbathur në këmbë deri në fund të botës, se këtu jemi dënuar përjetë në rrugën e vdekjes". Fjalët e trishtura të shkruara me kujdes tërheqin vëmendje, por nuk dimë se nga kush. Dikush u ka thënë “i shkruani zotit Ahrens tek OSC-ja”. Kështu kanë bërë. Veç kanë ndier se varfërinë ekstreme ta bëjnë publike. “E privuar nga çdo lloj jetese me fëmijë që po vdesin njëri pas tjetrit, pa shtëpi, pa punë e pa bukë familjarisht po shuhem”. Është zonja Nazmie që ka firmosur mbi këtë letër që me shkronja të rregullta që kërkojnë medoemos të kuptohen qartë, flet shumë. Sa “Nazmie” ka në Shqipëri? Askush nuk vdes për bukë - thonë shpesh. Deri sa nuk e ke provuar në lëkurën tënde, është e lehtë të japësh definicione. Ndërsa të rastis të lexosh shuhemi, jemi kufoma, në agoni 5 vjet. Shteti im shurdh e pa veshë nuk dëgjon, as nuk përgjigjet. Pronat janë grabit, ne po japim shpirt. Nuk kemi vend këtu, as shteti nuk ekziston. Z. Ahrens! Si të bëjmë e kush na pranon, këtu jemi dënuar përjetë në rrugën e vdekjes...” Nën firmën e Nazmije Mollës, ky rrëfim mbërriti dje në redaksinë e gazetës “Republika”.

Shënim me dorë: f. 2 - 48-61, 63-74

Ndërtimet pa leje po shkatërrojnë Tiranën

Tirana po shkatërrohet nga ndërtimet pa leje dhe ky shkatërrim mban emrin “Polici Ndërtimore”. Ky është mendimi i një zyrtari të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, i cili shprehet mjaft i revoltuar, për shkak se numëron disa raste ndërtimesh të parregullta, të cilat janë lejuar nga krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Ndërtimore të Republikës. Sipas tij “vetë shefat e këtij institucioni u japin leje ndërtimeve të paligjshme, duke u thënë ndërtuesve se deri sa të nxirrnin ndërtimin dy metra mbi tokë përgjigjuni vetë, pastaj mosmarrëveshjen e garantojmë ne. Në këto rrethana ndërtuesit pirat hapin gropa gjatë gjithë natës, heqin dheun, punojnë edhe ditën, por të rrethuar me llamarina dhe, vetëm pasi kanë ngritur kolonat e katit të parë zbulojnë veprimtarinë e tyre. Pas kësaj, zyra e tij në fjalë thonë: Nuk kemi ç’të bëjmë, ndërtimi ka dalë mbi tokë dhe ligji nuk e lejon shembjen”. Aktualisht ndërtime të tilla po bëhen në lagjen “Ali Demi”, në Tiranën e Re e gjëkundi. Bëhen dhjetra shtesa pallatesh, të cilave u mungon leja nga KRT, studimi gjeologjik, miratimi nga sizmika, u mungon gjithçka, përveç miratimit të heshtung nga Policia Ndërtimore.

Një letër e papritur mbërrin për “Republika”. Familja Molla nga Fushë-

Më tej në faqen 11