05/03/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 mars 2000

Alibali: Kompromisi fillon me ndryshimin e KQZ

F. 3

Godo: Qeveria është e paaftë të thithë ndihmat e Botës

F. 3

Milo: Qeveria e papërgatitur për Paktin e Stabilitetit

F. 5

Sinjal i Perëndimit për të ndryshuar qeverisjen

F. 5 KORRUPSIONI SHTETËROR

Republikanët, presion për zhdekretimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Pa u realizuar ndryshimi i KQZ-së nuk mund t’i hapet rrugë kompromisit mes forcave politike, për një proces zgjedhor normal dhe demokratik. Ky është edhe qëndrimi më i fundit, i shprehur nga zyrtarët e Partisë Republikane, në konferencën e djeshme për shtyp. “Në qoftë se nuk do të ketë kompromis për KQZ-në, nuk do të ketë më diskutime për Ligjin Elektoral”, ka deklaruar Sekretari i Departamentit të Marrëdhënieve me Shtypin, Neritan Alibali, i cili ka sqaruar se ky do të jetë edhe hapi i parë dhe vendimtar që do të çojë drejt një konsensusi pozitë-opozitë. Republikanët janë shprehur qartë se ata do të marrin pjesë në tryezën e bisedimeve, të drejtuar nga përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë, Ahrens, në të cilën do të paraqesin kërkesën e tyre decizive për zhdekretimin e komisionit të ngritur nga presidenti Meidani. F. 3

KLD u heq imunitetin tre gjyqtarëve

“Na e ka hedhur kryetari i trupit gjykues që ishte Shqyqua”. Ky ka qenë argumenti me të cilin kanë justifikuar dy gjyqtarët Ridvan Shkëmbi dhe Arjan Aliaj, lirimin përpara kohe me kusht të të dënuarit Ardian Lamaj. Të dy gjyqtarët e kanë pranuar përpara anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë se kanë bërë gabim gjatë firmosjes së këtij vendimi, por kanë këmbëngulur se janë mashtruar nga kolegu i tyre, Shyqyri Dylgjeri. Ndërkohë që asnjë moment gjyqtarët ushtarakë nuk kanë pranuar marrjen e ndonjë ryshfeti. F. 2

Trupat Komando vrasin një shtetas në Port

Vritet një shtetas në Portin Detar. Burime nga Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Durrësit bëjnë të ditur se “rreth orës 15.00, një ushtar i trupave ‘komando’, pasi ka paralajmëruar, ka qëlluar disa herë në ajër, por mesa duket një plumb ka vrarë një shtetas që kish hyrë pa dokumente në Portin e Durrësit. F. 7

REPUBLIKA ONLINE

www.gazeta-republika.com REPUBLIKA ONLINE