“Aleanca për Shtetin” prish aleancat për zgjedhjet
Largohet Çeka, ndëshkohet Melo
Socialistët hakmerren duke thirrur për “ndihmë” Milosheviçin
F. 5
Dështojnë hetimet për vjedhjen e naftës në Ballsh
Mystehak Xhemali
Loja me ekspertët duket se po zë çdo ditë e më tepër faqet e shtypit të përditshëm, ndërkohë që askush nuk e di se ç’ndodh në të vërtetë me ta. Për çdo çështje të “ndërlikuar” kërkohen ekspertë, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk jep ndonjë përgjigje sipas qejfit të Prokurorisë. Ekspertët e parë që u kërkuan për vitin e kaluar janë ata të çështjes së “14 shtatorit”, të rrugëve, të atyre që do të shihnin materialet e denoncuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave e të tjera. Në fund të vitit të kaluar, prokurori, Nasip Naço, që heton ngjarjet e mështëmtarit të vitit 1998 kërkoi fillimin e ndjekjes penale për ekspertët, Estref Myftari, Shpëtim Huta, Ilir Mandro dhe Nesti Prifti, vetëm e vetëm se ata kishin thënë një të vërtetë. Ekspertët nuk kishin sjellë rezultatin e aktit të ekspertimit të kasetave filmike dhe për rrjedhojë ndaj tyre filloi procedimi penal. E njëjta histori ndodhi dje me hetimin për rrëzimin e trenave me naftë. Ekspertët e caktuar për të parë nëse ishte derdhur apo jo naftë në Kraps të Fierit dhe nëse treni ishte rrëzuar apo jo në të vërtetë nuk mundën të japin përgjigje. Kjo i zuri me të heshtur dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme të caktojnë të tjerë ekspertë, pas “dorëzimit” të ekspertëve të parë. “Nuk jemi në gjendje ta dalë një gjë të tillë”. Kështu janë shprehur ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, duke u lënë çështja në duar të ekspertëve të tjerë, këtë herë të caktuar nga Prokuroria.
F. 6
Mbërrijnë në Prokurori të dhënat sekrete për bandat kriminale italo-shqiptare
Për pastrim parash janë akuzuar deri tani shtatë persona
F. 2
PR: filluam fushatën!
Gati kandidaturat dhe strukturat zgjedhore
F. 3
Otranto, tre vjet tragjedi
F. 2
Maskat përpinë 50 milionë lekë
F. 7
Putin, President i ri i Rusisë
F. 10
Instituti Republikan jep skemën e koalicioneve të suksesshme
“Ndërtimi i koalicioneve në vendet në Tranzicion”, ka qenë ky qëllimi i seminarit të organizuar në Ljubljanë të Sllovenisë, nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).
Në këtë seminar disaditor, kanë marrë pjesë përfaqësues të partive politike shqiptare të spektrit të djathtë. Të futë në këtë “samit” kanë qenë drejtues të partive politike të vendeve komuniste si Shqipëria, Bullgaria, Sllovenia ish-vendet komuniste të Partisë Republikane si, fare, pjesëmarrës në këtë samit, kryesojnë nga kryetari i saj, Fatmir Mediu. Në këtë takim përfaqësues të partive politike të spektrit të djathtë dhe të Qendrës së Djathtë në ngjyrimet politike të vendeve të tyre, kanë shqyrtuar dhe shkëmbyer pikëpamje të ndryshme rreth mënyrave të krijimit të koalicioneve mes partive, eksperiencë kjo që në disa prej këtyre vendeve, shpesh ka qenë frytdhënëse për rajonin e Europës Lindore dhe Qendrore.
F. 3
Njoftim
Partia Republikane dhe Shoqata “Pronësi me Drejtësi” organizojnë ditën e Mërkurë, më datë 29.03.2000, ora 11.00, në sallën e Pallatit të Kongreseve, takimin me temë: “PRONA, PRONARIT”.
Ftoheni të merrni pjesë.