Shërbimi Sekret Jugosllav kërkon trazira dhe destabilizim
F. 6
Socialistët shqiptarë vënë në rresht qeverinë
Ndonëse në pamje të parë, Partia Socialiste, si forca më e madhe politike e koalicionit aktual qeverisës, mundohet të krijojë në opinion idenë e mosnxitimit në përgatitjet e saj për zgjedhjet lokale të këtij viti, e vërteta që zbulohet nga selia qendrore e tyre flet për të kundërtën.
Zgjedhjet në këtë parti kanë kohë që kanë filluar, edhe pse askush nuk do që ta pohojë drejtpërsëdrejti këtë gjë. Burimet e “Republikës” brenda PS-së pohuan dje, se ethet e zgjedhjeve dhe përgatitjeve për to, jo vetëm që kanë kohë që po shkaktojnë dridhje të forta në strukturat e PS-së, por edhe i kanë vënë në lëvizje ato, duke i kërkuar Qeverisë ndihmën maksimale për fitoren e tyre.
F. 3
Partia e Aznarit përshëndet PR-në
F. 3
Dosja “Rinas”, 7000 fletë dhe 50 të pyetur
F. 2
Prokuroria: Kupola e Ministrisë së Rendit, pjesë e krimit të organizuar
“Skandali i Rinasit është një nga çështjet më të përfolura dhe një nga më të rëndësishmet që po heton Prokuroria e Përgjithshme”.
Një pohim i tillë ka dalë dje në mesditë nga goja e titullarëve të lartë të Prokurorisë shqiptare, ndërsa deklarohen edhe veprimet proceduriale të kryera deri tani. Veprimet e fundit hetimore lidhen me marrjen në pyetje të rreth 50 personave, të cilët kanë shpjeguar pak a shumë mekanizmin e korrupsionit në aeroportin e Rinasit dhe mënyrën se si kryheshin aktivitete të paligjshme. F. 2
“Meidani kërkon destabilizimin e vendit”
Demokratët kanë sulmuar dje në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin e Republikës për bllokimin e diskutimeve lidhur me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Në bazë të kësaj akuze, për demokratët, qëndron vizita e dyshuar e Meidanit në Gjykatën Kushtetuese, gjatë së cilës, sipas zëdhënësit të PD-së, ai ka kërkuar rrëzimin e dekreteve të tij për KOQZ-në. “Me këtë qëndrim, kreu i Shtetit kërkon të çojë vendin drejt destabilizimit, duke rrezikuar të nxisë revoltat e njerëzve”, theksoi Paloka me anë të një deklarate të veçantë për shtypin. Ndërkaq, demokratët kanë përsëritur se nuk kërkojnë nga mazhoranca asgjë më tepër nga ajo që vetë Meidani kishte në zgjedhjet e ’97-ës, zgjedhje që siguruan fitoren e socialistëve. F. 3
Rishfaqet hija e luftës në Tiranë
. Komisionerja e lartë e OKB-së për refugjatët mbërrin në kryeqytetin shqiptar. F. 5
NATO vazhdon manovrat në Kosovë
. F. 4
Lluci: Isha dhe nuk isha në Beograd
. F. 5
Policia përgjoi celularët
. F. 7
Njoftim
Partia Republikane dhe Shoqata “Pronësi me Drejtësi” organizojnë ditën e Mërkurë, me datë 29.03.2000, ora 11.00, në sallën e Pallatit të Kongreseve, takimin me temë: “PRONA, PRONARIT”. Ftoheni të merrni pjesë.