Një javë para përfundimit të afatit për diskutimin mbi KQZ, ambasadori i OSBE-së në Tiranë deklaron largimin e tij
F. 2
Ahrens lëshon bombën në këmbët e Presidentit, ndërkohë që procesi elektoral në Shqipëri, hyn në një fazë të re krize, më e rënda që në momentin kur filluan debatet për të.
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, zoti Gert Ahrens ka deklaruar dje tërheqjen e tij nga negociatat ndërmjetësuese për zgjidhjen e debatit midis pozitës dhe opozitës, lidhur me formulimin dhe përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Edhe pse nuk ka mbetur më shumë se një javë nga data 7 prill, kur është përcaktuar afati i fundit për dhënien fund të diskutimeve në bgrupin e ek-
spertëve, duket se kokëfortësia e kreut të shtetit për të mos u tërhequr nga praktika manipuluese, nëpërmjet emërimeve të dekretuara tashmë në KQZ, synon ta zhysë këtë diskutim, madje dhe vetë procesin zgjedhor në Shqipëri, në një krizë pa dalje, fundi logjik i të cilit mund të jetë edhe kaosi në vend. Shefi i misionit të OSBE-së në vendin tonë, është shprehur hapur për karakterin politik që ka ky debat, duke mos e mohuar faktin se edhe zgjidhja e tij, nuk duhet të konceptohet vetëm si një çështje të thjeshtë teknike.
Më tej faqe 2
Leje banimi vetëm për votime
Vendimi i Qeverisë që po përgatitet në Ministrinë e Pushtetit Lokal, u jep të ardhurve nga rrethet e tjera në Tiranë, të drejtën e lejes së banimit në kryeqytet vetëm për kohën e votimeve
Regjistrimi i votuesve që do marrin pjesë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, vështirëson pozicionin e qeverisë. Në kërkim të një zgjidhjeje për regjistrimin e popullsisë së zhvendosur masivisht nga qendrat në kryeqytet, Ministria e Pushtetit Lokal ka adresuar qeverisë vendimin. Kështu, me vendim qeverie, gjithë këta banorë që nuk figurojnë në listat e gjendjes civile të Bashkisë së Tiranës, do të regjistrohen si kryeqytetarë të përkohshëm, vetëm për efekt të listave të votimit.
F. 5
Vazhdon zhvlerësimi i mëtejshëm i lekut
Leku është vlerësuar pozitivisht kundrejt valutave kryesore në tregun e brendshëm në muajin shkurt 2000 dhe i ndjeshëm ky vlerësim ka qenë kundrejt valutave evropiane. Një lajm të tillë e bën të ditur Banka e Shqipërisë në një vlerësim të saj për ecurinë e tregut të brendshëm valutor. Sipas BSh-së, forcimi i lekut ka ardhur si rrjedhojë e “rënies së Euros” kundrejt dollarit amerikan në tregun ndërkombëtar”. Raporti USD/LEK është çelur në fillim të muajit në nivelin 140,70, ndërkohë që raporti DM/LEK është çelur në nivelin 70,90, atr- [?] ku në këtë fund muaji një dollarë amerikan është shkëmbyer me rreth 141.5 lekë.
F. 9
OSCE
Këshilli i Evropës ridënon “dënimin me vdekje”
F. 5
Ministria Shuli: Kemi kohë për Paktin
Ministria
Shuli: Kemi kohë për Paktin
F. 3
Periferia e Tiranës jashtë kontrollit
F. 6
Deti mbushet me klandestinë
F. 7
50 mijë USD për këngëtarin magjik Demmis Rusos
F. 13
Konferencë shtypi
Sot, ora 11.00, në Selinë Qendrore, Kryesia e Partisë Republikane jep një konferencë shtypi.