Nuk ka miqësi me një shtet që nuk ka hequr ligjin e luftës
F. 5
Zogaj: PS është mejhane. Ceka: PSD më keq
F. 3
Rugova: Tani është koha Thaçi: Më vonë
Budanesti nuk gjen dot gjuhën për Kosovën. Pavarësia rikthehen në skenë mosmarrëveshjet
Budanesti nuk gjen dot gjuhën për Kosovën.
Pavarësia rikthehen në skenë mosmarrëveshjet
Rugova: Tani është koha
Thaçi: Më vonë
F. 5
Kaos në PS, po ringrihet Majko
Ish-kryeministri refuzon kandidaturën për kryetar bashkie. I rrez(u)ari nga kongresi kërkon poste e humbura
Grupet rivale pështjellojnë mazhorancën
F. 5
PR: Nuk ka zgjedhje pa zgjidhje
Asnjë shans për paqe në KQZ
F. 3
Drejt asgjësimit, 2 milion mina antiperson
Përgatitet platforma për asgjësimin e lëndëve helmuese
F. 2
Kërkohet korrigjimi i legjislacionit mbi të drejtën e pronës private
F. 8-9
Vrasja sfidon normalitetin
Nuk është e para herë që Tirana kridhet në krime të përgjakshme, ku banda të ndryshme lënë hesape, ndërsa për të pafajshmit shtohet frika dhe pasiguria për jetën.
Kryeqyteti shqiptar prej kohësh është kthyer në një gangrenë krimi, duke shënuar shifrat më të larta të vrasjeve që kanë ndodhur në tremujorin e parë të këtij viti. Statistikat publikojnë një numër prej 30 të vrarësh për vitin 2000, ndërkohë që Poçi bashkë me vartësit e tij nxjerrin se është rritur kaq apo aq përqind forca zbuluese. Gjithçka ndodh në “ditë me diell”. Madje edhe nën hundën e Policisë (ashtu sikurse ndodhi krimi i së premtes, 200 metra larg Drejtorisë së Policisë). Ata që çdo ditë bëhen protagonistë të krimeve të rënda, janë cilësuar si kontigjent policie, pavarësisht se nuk dihet se kush i ka nxjerrë ata nga burgu dhe u ka dhënë “dorë të lirë” për të marrë hakun. Sipas specialistëve të Ministrisë së Rendit Publik, të gjitha orarset e bujshme kanë vetëm një motiv: atë të larjes së hesapeve mes grupeve rivale, apo të prishjes së pazareve mes njëri-tjetrit, ndërsa nuk flitet për jetë normale. Duket se krimi është njëjtësuar me jetën normale. Madje edhe ky normalitet shihet me krime të tilla të përgjakshme. Të gjitha këto ndodhin në qendër të kryeqytetit shqiptar. Të gjitha ndodhin në një qytet, ku parlamentarët bëjnë ligje, ku Policia mbron ministrat dhe deputetët. Edhe pse ndodh kështu për qytetarin e thjeshtë pasiguria për të nesërmen ka hyrë në palcën e gjithsecilit. Duket se për ta çdo ditë bëhet gati kronika e një vdekjeje të paralajmëruar...
Në 3 javë, 8000 të kthyer
Në fushatën elektorale, pretendentët kanë premtuar largim emigrantësh
KAPSHTICË/Një ditë para zgjedhjeve në Greqi, pika kufitare mbushet me emigrantë
Vetëvetiu lind pyetja: Ku është shteti, kur çdo ditë me qindra emigrantë të vënë në rresht, tamam si skllevër kthehen në pikën e Kapshticës, nga policët grekë, të cilët qëndrojnë në krah të tyre me shkopinj gome në dorë?
Ndërsa sot pritet që Greqia të shpallë fituesit e zgjedhjeve, pika kufitare e Kapshticës ka shënuar numrin rekord të emigrantëve shqiptarë të kthyer nga Greqia. Vetëm gjatë natës së premtes janë kthyer plot 271 persona, ndërkohë që edhe ritmet ka qenë po të njëjta. Kthimet kanë vazhduar edhe dje gjatë orëve të para të mëngjesit si dhe mbasditë vonë. Ata janë kapur nga Policia greke, nëpër vendet e punës në rrugë, disa edhe nëpër banesat e tyre. Në fushatën e egër elektorale, egërsia e shtetit grek duket sikur arrin kulmin tek shqiptarët e pambrojtur, të cilët sigurojnë bukën e gojës me djersën e ballit. Krahu i lirë i punës së shqiptarit i intereson shumë “pronarëve” grekë, të cilët e paguajnë atë shumë më pak se punëtorin grek, rus, bullgar apo të çdo vendi tjetër qoftë.
F. 7
Hakmarrja burgos të miturit
Nga 112 të dënuarit e Vaqarrit, 41 janë nga mosha 14-18 vjeç
Në Shqipëri nuk ekziston asnjë qendër riedukimi për fëmijët që kanë kryer krime të ndryshme.
Kohët e fundit është ngritur një Klinikë Ligjore, e cila u jep ndihmë ligjore të miturve, që ndodhen të izoluar në qelitë e paraburgimit
F. 6