11/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 prill 2000

Ekstremistët e PS po provokojnë situata ekstreme

F. 3

Garuli dhe Alibali takime në Gjirokastër dhe Sarandë

F. 5

21 të vrarë në Tiranë për trafik droge

Prishje pazaresh, vrasje shokësh, marrje peng dhe në fund...hetim i përbashkët

Hekur shqipt ar drejt Malit të Zi

Vidhen makina, çmontohen në Burrel dhe hekurishtet kalojnë kufirin Hekur kontrabandë nga Shqipëria në Mal të Zi. Një rrjet i gjerë njerëzish janë të përlyer me kontrabandën e hekurishteve shqiptare, të shumëpërfolura kohët e fundit për përmbajtjen e tyre radioaktive. Lënda e parë për tregtarët që merren me tregtinë e hekurit, të cilin e transportojnë në Mal të Zi janë automjetet e grabitura, të cilat çmontohen në periferi të qyteteve për t’u shkrirë më pas. Për herë të parë përpara Gjykatës janë sjellë me cilësinë e të pandehurve tre persona, të cilët akuzohen për grabitjen e hekurishteve dhe të disa automjeteve të rënda. DjE, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, ka filluar hetimin gjyqësor ndaj të pandehurve, Julian Ymeri, Fatmir Pata, H. Patës dhe Agron Pukës. Këta të pandehur në bashkëpunim me njëri-tjetrin F. 6

Vritet një kapiten turk

Vritet kapiteni turk i anijes “Selahdin Asllan”. Pas vdekjes tragjike të kapitenit grek të tragetit “Santa Barbara” disa muaj më parë, një viktimë tjetër shënohet në Portin Detar të Durrësit mbasditen e ditës së hënë. F. 7

Gjashtë vjet burg për një gol

F. 2

Simitis: “Qeveria ime, qeveri vazhdimësie”

Nuk do të ndryshohet i gjithë kabineti ministror GREQI: Kryeministri dhe lideri i PASOK-ut, Simitis, mori mandatin të hënën për formimin e qeverisë së re nga presidenti i Republikës Kostis Stefanopulos, pasi fitoi në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës me një shumicë votash prej 43,78 për qind. Ripërtëritja dhe vazhdimësia do të luajnë rol primar në formimin e një qeverie të re, theksoi Simitis pasi vizitoi presidentin mbasditen e së hënës. F. 10

Nga Lame të! vëllezërit Borova, Ogja, Denis Gina, Ilir Bardhi, Alban Dani dhe arrestimi i Petrit Gazhelit. Të gjitha këto përbëjnë dosjen, për të cilën Prokuroria ka kërkuar fuqinë absolute të hetimit Sipas burimeve bëhet fjalë për vrasje zinxhir, të cilat kanë si bazë hakmarrjen midis grupeve rivale. Me motivin e hakmarrjes edhe organi i Prokurorisë ka ndërtuar njërën nga pistat e mundshme të këtyre vrasjeve që kanë nisur në pranverën e vitit 1998 Shefat e krimeve “japin llogari” përpara kryeprokurorit të kryeqytetit. Krimet e rënda të ndodhura radhët e fundit në Tiranë, i kanë detyruar palët të ulen këmbëkryq për të diskutuar mënyrën e zbërthimit të vrasjeve të rënda, për të cilat thuhet se janë zinxhir. Sipas burimeve zyrtare ky takim ka patur për qëllim bashkëveprimin me organet e rendit me ato të prokurorisë për të zbuluar autorët e vrasjeve jo pak të bujshme që kanë ndodhur në kryeqytet. Ndërkohë burimet policore, vrasjet e bujshme të ndodhura në kryeqytet, thuajse janë identike përsa i takon mënyrës së ekzekutimeve. F. 2 Në fotografi duket një automjet dhe një trup i mbuluar në rrugë.

Ahrens propozon zgjidhje të pjesshme

Ambasadori i OSBE-së dorezon Kodin e përpunuar në Qeveri. Përpara dhënies së konferencës për shtyp, zyrtari i lartë europian i ka dorëzuar kryeministrit Meta një kopje në versionin anglisht të projekt-Kodit të përpunuar nga Grupi i Ekspertëve. Kështu kryeministri shqiptar, i duhet të radhë të parë ta përkthejë atë dhe më pas të ulet e të diskutojë me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar. Ahrens theksoi se në ditët e ardhshme, qeveria do të ketë edhe një variant të ri të këtij Kodi sipas modelit të OSBE-së. Ahrens theksoi se kryeministrit Meta i është dorëzuar edhe një projekt, në të cilën OSBE-ja e cilëson të vlefshme për mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së dhe në përcaktimin e kandidatëve. OSBE-ja ndërmori nismën për rishqyrtimin e ligjit elektoral pas shumë vërejtjeve që bëri opozita. Ligji i propozuar do të shqyrtohet nga qeveria dhe më pas do të kalohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Projektkodi i ri Elektoral do të kalojë dy herë në sitën e pushtetit, duke patur rrezikun e eminent në ndryshimeve, sipas dëshirave dhe pasioneve të Aleancës për Shtetin. B. Hoti

Njoftim i Kryesisë së PRSH

Nisur nga mosarritja e konsensusit midis pozitës dhe opozitës për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Kodin Elektoral, Partia Republikane do të ftojë partitë parlamentare të opozitës në një tryezë ku do të diskutohen qëndrimet e përbashkëta të opozitës shqiptare në të ardhmen. Tryeza do të mbahet ditën e martë, dt. 11 Prill 2000, ora 17.00 në ambientet e Hotel Dajtit.