20/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 prill 2000

Parlamenti diskuton për lumenjtë e vdekur

Ndalohët shfrytëzimi i lumenjve, kur nuk kanë më zhavorr F. 8

Një fshat i harruar që mbijeton

Mund të mbijetosh edhe atëherë kur jeta të ngjan si ferr. Mund të mbijetosh edhe atëherë kur jeta të bëhet e padurueshme. Dashuria për jetën mund edhe çdo mëdyshje e vështirësi për ta përballuar atë. Dhe e gjithë kjo filozofi e jetës është përmbledhur në atë fshat që i ngjitet si kulpër këmbëve të malit të Shpiragut. Ka një emër disi të rrallë. Allambrez. Ka edhe njerëz të rrallë, të dashuruar pas jetës dhe punës. I gjithë fshati, si një shumëkëmbësh i stërmadhe, është varur në rrëpira. Përreth herë të rrëmbyeshëm e herë me shushurimën e tyre, e presin fshatin si tehun i një thike të mprehtë. Ndërsa qafat e kodrave të thepisura ngjajnë si të kafshuara nga një kafshë prehistorike, që kushedi se ku është fshehur në mugëtirën e shekujve, kur është krijuar ky fshat me një emër të rrallë e me njerëz të rrallë. F. 15

Puna e dytë "çelësi" i mbijetesës në Shqipëri

“Një punë e dytë është “gjetja” për të mbijetuar në Shqipëri. Duket e vështirë, shpesh dhe e pamundur. Një punë ndihmëse plus mbetet privilegj dhe një përqindje fare modeste e gëzon ndër shqiptarët e punësuar. Departamenti Amerikan i Shtetit zbulon në studimin e tij se “ekziston një pjesë e vogël punëmarrësish që dy punësohen”. Norma lisht, në botë, puna e dytë praktikohet në formën “part time”, një orar i kufizuar prej disa orësh në ditë. Ndërkohë, shqiptarët arrijnë të punojnë me orare të plota në dy punë njëherazi! Këtu nuk tingëllon aspak i çuditshëm për këdo në Shqipëri, pasi lodhja nuk rezulton si e një të dy punësuari njëherazi. Punëdhënësi (s)mashtrohet nga “punëmar rësi”, i cili veç ropetat për t’u paraqitur sa më eficent në secilën punë ku firmos borderonë në fund të muajit. F. 11

Asnjë lek nga piramidat shqiptare

Nga vjen dhe kush e hedh në treg valutën e falsifikuar? “Dollari dhe dhrahmia, valuta më e falsifikuar” DOSSIER/ Firmat piramidale grabitën miliona dollarë nga kursimet e shqiptarëve Asnjë lek nga piramidat shqiptare Ka marrë kush ka mundur. Ish-bosët “mëkatohen” me pak vite burg F. 2, 6

Me mjete demokratike të ndryshojmë KQZ-në

F. 3

Meta i vjen rrotull largimit të Shulit

Show politik në prag të fushatës elektorale F. 5

Socialistët, të sigurtë në manipulimin e zgjedhjeve

F. 3

Kthim masiv emigrantësh

Policia greke dhe maqedone dhunë mbi shqiptarët F. 2 Protesta masive në Gjakovë me moton "Lironi!" F. 4 Policët e objekteve dy muaj pa paguar Policia nuk merr rrogat F. 2 Firmat e huaja tallën me rrugët shqiptare F. 9 D'Alema hap debatin për dorëheqjen F. 9