29/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

29 prill 2000

EDITORIAL Cilët janë aleatët tanë

Nga Fatmir MEDIU Partia Republikane ka vetëm një rrugë, atë të forcimit dhe konkurrimit si forcë e vetme politike në zgjedhjet lokale, si një opozitë e qartë, e prerë dhe e pajtueshme me socialistët, pushtetin, presidentin. Duam të tregojmë qartë me prezencën tonë reale, idetë tona për një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri që i përket atyre që e votojnë, një Shqipëri ku familja, morali, vlerat kombëtare, prona dhe iniciativa private do të jenë gurët e themelit të shpresës sonë. Shpresa na ka tunduar ideja se po të ngelim vetëm, nuk do të rezistojmë dot në jetë politike, prandaj edhe kemi përfunduar në bashkëpunime pa vlerë. Ne, aleatët tanë duhet t’i kërkojmë te votuesit, ata janë ndryshimi i përgjegjësisë shoqërisht të ndryshme dhe në realitet ndryshe; që do të sjellë të ndarë dhe në luftë me krimin; që fillon të ndërtojë kombin tek familja, sipas mesazhit tonë: “Atdheu fillon tek shtëpia jote”. Aleatët tanë më të natyrshëm janë të gjithë ata që duan pronën private të trashëguar, të fituar me djersën e ballit dhe jo me makinacionet politike; aleatët tanë janë ata që bashkohen me thirrjen tonë “Vdekja për kriminelët dhe jetë për qytetarët”. Aleatët tanë janë ata që duan biznesin privat si promotor i zhvillimit ekonomik, që njohin ligjin dhe forcën e shtetit, por duan si shkëmbim mbështetjen e tyre të zhvilluar bizneset e tyre e për pasojë ekonominë e vendit. Aleatët tanë janë ata të rinj, të cilët të ardhmen e shohin në betejën tonë të përbashkët: kundër drogës, prostitucionit; e shohin tek punësimi dhe ndërtime të mira si e ardhmes së tyre në Shqipëri. Aleatët tanë janë të gjithë ata intelektualë, të cilët duan të zëvendësojnë mediokritetin dhe paaftësinë qeverisëse me vlerat njerëzore dhe intelektuale të njerëzve që duan të ndërtojnë një pushtet për qytetarët dhe jo për klanet politike. Aleatët tanë janë ata, që kombin mikeshepsin apo e përdorin për kartë politike, por i shërbejnë atij, për të qenë njerëz të respektuar dhe dinjitozë në familjen Euro-Atlantike. Që këta të gjithë të jenë bashkëpunëtorët tanë, duhet së pari të jemi ne aleatët e vetvetes, të bëjmë e mund ta bëjmë realitet idetë tona dhe të kthehemi në merakër të njerëzve normalë, t’i ngremë këto vlera dhe t’i angazhojmë ata në realizimin dhe krijimin e shoqërie të mirë, së cilës duhet t’i përkasim.

Shtyhet afati i kthimit të parave

Kreditorëve të “M.Lekës” do t’u duhet të presin 25 vjet FAJDET/Prokuroria shpall borxhet dhe dënimet e bosëve Faqe 5

GJYKATA ZBULON ÇUDINË

14 SHTATORI Zbardhet enigma e skemës së kryengritjes së armatosur GJYKATA ZBULON ÇUDINË

Protesta! Turmat pushtojnë Bashkinë dhe Prefekturën

Faqe 6

PR vendos: Në zgjedhje, vetëm

Republikanët vendosën dje përfundimisht të hyjnë të vetëm në zgjedhjet e vjeshtës, pa aleanca parazgjedhore. Mbledhja e Asamblesë Kombëtare e kësaj partie, arriti në këtë konkluzion pas kërkesës së shtruar për shqyrtim nga Kryesia e partisë Faqe 2

Majko, fillon hakmarrja

Ish-kryeministri Pandeli Majko forcon aleancën e tij me të persekutuarin e fundit në PS, ministrin e Rendit, Spartak Poçi, si dhe përgatit platformën e tij me kandidatët dhe platformën paralele për zgjedhjet lokale. Burime të brendshme brenda partisë kryesore në pushtet, konfirmojnë faktin se një grup paralel pune me strukturat e selisë së PS-së, është ngritur për të hartuar një strategji të veçantë zgjedhore për pushtetin lokal. Faqe 2 Portret i Pandeli Majkos.

Ilir Suli fiton tre medalje

Peshëngritësi shqiptar, nënkampion i Europës Ilir Suli, ka fituar të premten tre medalje në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë. Suli, që konkuron në peshën 77 kg, në stilin e shkëputjes ngriti 165 kg, duke zënë vendin e dytë pas bullgarit Vanev, megjithëse ngritjen të dy të njëjtën peshë (për shkak të pesësh më të madhe trupore, Suli doli në vend të dytë). Ndërsa në stilin e shtytjes Suli ngriti 195 kg, duke zënë vendin e tretë. Në dygarësh, shqiptari Ilir Suli me 360 kg, zuri vendin e tretë. Në këtë mënyrë, peshëngritësi Suli siguroi pjesëmarrjen për në Lojrat Olimpike të Sidneit. Të shtunën do të konkurrojnë peshëngritësit shqiptarë Ilir Kafaraj dhe Sokoli Bishanaku në peshën 85 kg.

Njoftim

Sot, në orën 11.00, Kryesia e PRSH jep një konferencë për shtyp në Selinë e Partisë