09/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 maj 2000

Demaskimi

EDITORIAL Nga Alban SHKODRA Ministri i Rendit Publik, Spartak Poci, i hodhi një kovë të madhe me benzinë zjarrit, kur deklaroi se kishte arrestuar njërin nga vjedhësit dhe kishte gjetur një pjesë të arit të Kërabës, i cili, sipas tij ishte vjedhur në mars 1997. Opinioni skeptik shqiptar e përcolli me indiferencë spektaklin televiziv të ministrit, i cili dukej i gatshëm të tundte gëzueshëm fanfarat e fitores. Në fakt, vetëm 12 orë më pas, burime të tjera të sigurta, e përgënjeshtruan me prova kohën e kryerjes së vjedhjes, duke e vënë Pocin në pozitë të vështirë. Tashmë, përfundimisht është bërë e qartë se skandali i thesarit u nxit, u ruajt dhe u përdor nga Partia Socialiste, si armë për të sulmuar opozitën në këtë prag zgjedhjesh. Por i vetmi efekt që pati ky skandal, ishte kthimi i këtij precedenti në një efekt “bumerang” për partinë e Nanos. Skenari i përgatitur që në janar të këtij viti synonte që vjedhja e arit të faturohej opozitës, nëpërmjet fryrjes së një skandali politik, me përmasa të tilla që t’i suguronte socialistëve fitoren e plotë në zgjedhjet e pritshme lokale. Por akuzat që iu bënë Qeverisë për përgjegjësi e saj në ruajtjen, kontrollin dhe sig urimin e thesarit, në bazë të rregullave në fuqi, e detyruan mazhorancën ta minimizojë skandalin në një vjedhje ordinere shtarësh. Mosbesimi gjithmonë dhe më i zhurmshëm i opinionit publik për aftësitë qeverisëse të mazhorancës aktuale, si dhe dyshimet e shumëfishuara ndaj veprimeve të shtetit, po i detyrojnë pushtetarët të ndërmarrin veprime drastike. Koka të mëdha funksionarësh do të bien njëri pas tjetrit për të distancuar KUPOLEAN nga skandali dhe për ta paraqitur atë si “të paimplikuar”. Por asnjë kurban, sado i beshëm qoftë, nuk mund të shpëtojë socialistët nga vetëdemaskimi.

SHISH: Poci gënjen...

Të arrestuar... Faqe 3 Foto: Armand Babani

Pranga për 4 funksionarë të lartë

FLORIRI LAJM I ORËS SË FUNDIT Mbrëmë vonë, dhjetëra forca policore ishin në gatishmëri të plotë në pritje të ekzekutimit të urdhrave të arrestit, firmosur nga Prokuroria shqiptare për katër funksionarë të lartë. Burimet e gazetës “Republika” sqaron se “ishte dhënë një urdhër për prezencën e të gjithë tullarëve të Policisë në zyrat e tyre deri në mesnatë”. Deri në orën 24.00, arrestimet nuk ishin kryer, ndërkohë që burimet nga Policia e Tiranës pohonin se ishin gati për veprim, pasi ishin firmosur urdhrat e arrestit.

Dëmi i Shulit, 23 milionë USD

Rriten përmasat financiare të skandalit Urdhri i ministres për të bllokuar tenderin për hartimin e Master Planit solli si pasojë paraqitjen e Shqipërisë pa Master Plan në Shkup dhe bllokimin e investimit prej 23 milionë dollarësh të Bankës Botërore për Portin e Durrësit. Urdhri i ministres për të bllokuar tenderin për hartimin e Master Planit solli si pasojë paraqitjen e Shqipërisë pa Master Plan në Shkup dhe bllokimin e investimit prej 23 milionë dollarësh të Bankës Botërore për Portin e Durrësit Faqe 2

“Sacra Korona Unita”, zyrë agjentësh në Shqipëri

MAFIA Faqe 7

Zhduket italiani me 1 miliard lekë

Shpallet kërkimi, fillon çështja penale Zhduket pa asnjë gjurmë një biznesmen italian që punonte në Shqipëri që prej 15 muajsh, bashkëpronar i Ndërmarrjes së vaj-sapunit në Elbasan, Franko Pici. Pici i ka ndërprerë krejtësisht kontaktet me fabrikën dhe nuk ka asnjë adresë për vendndodhjen e tij. Burime të administratës së ndërmarrjes bënë të ditur se mbi italianin është kërkuar ndjekje penale që në vitin 1997. Faqe 9

PR: Socialistët po këmbëngulin për të manipuluar zgjedhjet

Mazhoranca vendos mosndryshimin e KQZ-së Në seancën e pasdites së sotme, me në mënyrë rrufe, Kuvendi ka miratuar 13 nenet e mbetura të Projektkodit Elek- toral duke mos marrë parasysh asnjë nga vërejtjet e opozitës për disa nga nenet më thelbësore Faqe 4

VETEVRASJE

Bie varianti zyrtar i vjedhjes Zhduken kamerat e tunelit FAQE 3