EDITORIAL
Nga Agim BAÇI
Gomarë, mushka, shfatarë që mbajnë kilogramë të tëra me flori e që jetojnë të varfër, me minderë të grisur, që marrin bukë veresie, etj, etj si këto, kanë përbërë gjatë ditëve të fundit ndihmën ndaj Qeverisë, që kjo e fundit të gjejë një variant që hapat për vjedhjen e arit. Kësaj panorame i janë shtuar me shpejtësi politikanë që bëhen prokurorë e prokurorë që bëhen politikanë, duke përbërë ndoshta edhe epilogun e zërit të ngritur prej kohësh prej shqiptarëve, se “qeveria ka kohë që na ka lënë shëndene”.
Ndërkohë, e ashtuquajtura qeveri, u ka bërë të paktën një shërbim shqiptarëve, kur u ka lënë të lirë mundësinë për të menduar gjithkush nga një variant të vjedhjes së arit. Dhe, ajo që ka qenë e përbashkët në këto variante të lira shqiptare, të kujtdo bindje qofshin, e që nuk përngjështrohet as nga pushtetarët aktualë, është prania e kafshës së njohur me emrin “gomar” në këtë vjedhje. Por, askush nuk guxon ta shprehë saktë numrin e kësaj lloj kafshe, e cila njihet jo vetëm për aftësi vjedhjeje, por që ka dhunti edhe t’ia fshehë...
E gjitha kjo vlen për teatër, por ama jo për të shpjeguar një ngjarje që do të rrëzonte çdo qeveri, që do të guxonte të quhej e tillë. Por, me qenë se nuk kemi ndërmend ta cilësojmë qeveri atë që bën mbledhje në sallën e ndërtuar për qeverinë, mendojmë se dikush po kujdeset për Teatrin Kombëtar, ku prej disa kohësh mungojnë shfaqjet. Dhe pjesë të tilla, ku rolin kryesor e ka marrë kafsha e njohur me emrin “gomar” dhe rreth e rrotull qëndrojnë fshatarë të varfër me ar, mendojmë, se të paktën do të kemi mundësinë të shohim një shërbim që të plotësojë jetën e boshatisur artistike.
Ndoshta, një pjesë e ndërtuar me kujdes me gomarin, floririn dhe pushtetarin, mund të regjistrohet me të drejtë si suksesi i merituar i pushtetarëve aktualë.
Marrëveshja Nano-Gjinushi
Ngrihet Zëri, ulet Shuli
Faqe 5
Instituti i Sigurimeve Shoqërore: Këtu banojnë 3.8 milionë njerëz
ZGJEDHJET/ Shqipëria, plot me shqiptarë
Instituti i Sigurimeve Shoqërore shpall Shqipërinë me 3.8 milionë banorë, dhe më shënuar kështu çudinë e radhës së Qeverisë shqiptare. Hartimi i listave “me banorë sa të duash” pason miratimin e një nate më parë të Kodit sipas këmbënguljes së hapur të socialistëve për të patur nën zotërim të gjithë mënyrën e votimit. Përgatitja e listave të votimit është marrë përsipër nga ana e Qeverisë, dikasterit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, në sajë të donacioneve të organizmave ndërkombëtarë.
Shqiptarët kanë mbi 18 vjet që nuk kanë shijuar të drejtën e marrjes së pasaportave të shtetit të tyre.
Faqe 4
Skandali i Portit të Durrësit
Ministra të tjerë në listën e të akuzuarve
Faqe 6
Zhvishet thesi, lind “BURETO”
ELEUSA “vret” vapën
Faqe 8
“Ne morëm 7 arka, të tjerët bënë kërdi”
Në shtëpinë e varfër të vjedhësve të floririt
“Ne morëm 7 arka, të tjerët bënë kërdi”
“Ishte shi dhe i kemi çuar me kuaj arkat. Nuk e di sa ishin brenda, por di vetëm se peshonin shumë”
Faqe 3
Mediu: Këtu mbaruam. Tani beteja, në arenën ndërkombëtare