11/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 maj 2000

GRABITJA

Parlamenti fshehu vjedhjen Akuzohen deputetët FAQE 2

Braho s’ma sheshet: “Nuk e dinim”

Braho s’ma sheshet: “Nuk e dinim” Faqe 2

Bëje Zot ëndërr!

EDITORIAL Bëje Zot ëndërr! Të jetojnë me të keqen. Kjo është sot mënyra e jetës së shqiptarëve. Të pijnë kafe. Të luajnë bilardo. Të dëgjojnë për një vjedhje. Bile edhe të jenë dëshmitarë të një vrasjeje. Të jetojnë me të keqen. Asgjë më shumë. Kjo është normale për qytetarët shqiptarë. Me sy të indiferentë, shohin si rrëkuliset çdo ditë nga pak në gremine Shqipëria. Dhe nuk e besojnë... Ose e besojnë... Ose bëjnë sikur nuk e besojnë... E ç’rëndësi ka! Ne heshtim... Ose flasim... Dëgjojmë. Shikojmë. Lexojmë... Pastaj harrojmë. Shajmë. Ulerijmë... Dhe më në fund gajasemi... “Bëje Zot ëndërr”! Është e vetmja shpresë që mbijeton. Të jetosh me të keqen. Të mësohesh me të... Të ngopesh... Të vëlesh... E pastaj të ikësh. Të cash ferrën. Larg. Larg prej kësaj. E mos ta shohësh ortakun që bie... Vetëm zhurrmën t’i dëgjosh. E të thuash “Bëje Zot ëndërr”! Por ëndërr nuk bëhet. Atëherë pimë kafe. Luajmë bilardo. Jetojmë me të keqen... Ose ikim. Por nuk ikim dot. Nuk na lënë të ikim...Ose, fundja, nuk duam të ikim. E pse të ikim. Të qëndrojmë. Këtu. Mjafton të vëmë një dorë. Për të ndalur ortekun. Vetëm një dorë. Ose shumë duar... Ose, më mirë, të gjitha duart. Të ndalojmë ortekun që po bie... Veten tonë... Botën tonë... Jetën tonë... Atëherë le të bashkojmë duart. Së bashku. Për të kthyer shpresën. Për të mundur të keqen që po na sundon.

Në Kërrabë është rrëmbyer lëndë bërthamore

U grabit edhe një sasi e madhe e Zhivës së Kuqe, e cila u shit më pas në Greqi me 100 mijë dollarë kilogramin Zbulohen fakte dhe vjedhje të reja Turma të mëdha njerëzish u sulën për të rrëmbyer “pasuritë” që kishte në të. Pasi vodhën çarçafët dhe batajniet, një pjesë e tyre morën edhe Zhivën e Kuqe që ruhej në repart. Më pas kjo lëndë, e cila përdoret për mbushje bërthamore, u shit në Greqi me çmime fantastike, deri në 100 mijë dollarë për kilogram dhe “tregtarët” e saj, tashmë njihen në këtë fshat si më të pasurit e zonës. Dokumentet sekrete ishin të mbyllura në kuti metalike, të cilat pas bastisjes së repartit iu shitën fshtatarëve prej vetë ushtarakëve të kësaj njësie. Faqe 3 Tunelet e Kërrabës

Shuli qëllit milionat, Meta bën sehir

Si po vidhen fondet e rrugëve në Shqipëri Firmat marrin paratë pa bërë as gjysmën e punimeve Faqe 5

Ministria e Kulturës: “TVSH, një tufë mafiozësh”

Ministria e Kulturës: “TVSH, një tufë mafiozësh” Faqe 13

Hekuri i importit rrezikon Tiranën

Panik në ndërtim. Pallatet e reja në prag të shembjes Faqe 9

NJOFTIM

“REPUBLIKA” kërkon të punësojë një faqosëse(si) si dhe gazetarë për të gjitha rubrikat. Të interesuarit të kontaktojnë në redaksi