13/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 maj 2000

Vlorë, ngrihen barrikadat Shpërthejnë kallashnikovët

FAQE 3

Sfida: PS, miting në Shkodër

Faqe 3 Deklarimi për mitingun e planifikuar të demokratëve nga njëra anë dhe kundërpërgjigja e mazhorancës parlamentare dhe e pushtetit të mandatuar prej saj, nga ana tjetër, i kanë montuar fillin situatës politike në vend, duke i afruar asaj momentin e eksplozionit, shpërthimi i të cilit, edhe sikur të jetë thjesht politik dhe me rrjedhojë të vetme acarimin e toneve të debatit elektoral, do të jetë me pasoja tepër të rënda për Shqipërinë. Gjithsesi, duket qartë se përmasat këtij populli, për të duruar thundrën e pushtetit dhe disonimit të tij, edhe me frikën e turpshme të ndarjes së Shqipërisë në bastione politike dhe “zona të ndaluara”. Ideja e socialistëve për të organizuar miting në Shkodër, jo nisur thjesht nga rregullat e parrezikshme të lojës elektorale, por vetëm për të sfiduar të djathtën në një nga zonat më të spikatura të influencës së saj, është një tjetër sinjal, se edhe këtë vit fushata elektorale nuk do të jetë arenë alternativash dhe debatesh politike, por një teatër i madh pagan i të jetë më e Dhe ndoshta mësimi makabër i veshëve tanë me tingullin e tyre, është një tjetër fatkeqësi, që mund të na detyrojë nesër të paguajmë kamatë të lartë për indiferentizmin kolektiv që po na sundon psikologjikisht prej vitesh. Paralajmërimi i tyre është më i zi edhe se vetë mandatat që la pas ’97-a dhe protagonistët e saj, ndërkohë që tingujt e qerrë të tyre kësaj radhe, po nuk u ndaluan sa nuk është vonë, nuk do të lënë pas ndonjë të fituar, por vetëm të humbur.

Për kë bien këto daulle?

EDITORIAL Nga Genci ÇOBANI Politika rrezikon përsëri t’i vërë flakën Shqipërisë. Pragu i fushatës elektorale, i ka kthyer vendit pamjen e përzhitur të vitit 1997, në prag të trazirave të mëdha që shkatërruan shtetin, ndërkohë që është përsëri Vlora, ajo që rrezikohet të bëhet kurbani i pasioneve politike dhe luftës së egër për pushtet. … e rrezikut të rikthimit të vitit 1997, kësaj radhe, pavarësisht nga forma me të cilën do të shfaqen, janë më të mëdha dhe më të shtrira gjeografikisht. Mallkimi i rëndë që i ka rënë në kokë këtij populli, për të duruar tundrën e një politike të mbrapshtë dhe përçarëse, qenka e thënë që të shoqërohet, pothuajse në çdo moment kur diskutohet çështja e… … mbushur me tam-tame luftarake. Shqiptarët do të jenë në këtë mënyrë, përsëri të detyruar të mos dëgjojnë se për kë duhet votuar, ndërkohë që frika e rikthimit të frikës së madhe, do të jetë më sunduese se çdo zhurmë daulleje dhe sharjeje, kërcënimi dhe etjeje për gjak. Daullet e luftës kanë filluar të bien tashmë. Dhe ndoshta mesimi…

Fillojnë hetimet në Presidencë

Qeveria kërkon emrin e spiunit Faqe 5

Limpreht: Udhëheqësit politikë nuk duhet të nxisin dhunën

Ambasadori flet për trazirat e Vlorës Faqe 2

Shqiptarët pa drita edhe dimrin e ardhshëm

KESH kërkon 150 milionë dollarë Faqe 8

Koseni transferohet në Vlorë

Policia fillon operacionin "ANTIMITING" Në rreth 150 kilometrat që ndajnë Tiranën nga Vlora ishin instaluar 4 postblloqe (një në Durrës, tek Plepat; një i lëvizshëm, midis Lushnjes dhe Kavajës; një në Urën e Mifolit, i përforcuar me blloqe të mëdha betoni dhe një tjetër në Qafën e Koshovicës), ndërkohë që sot pritet të shtohen edhe disa të tjera Faqe 3

Prill i Lirisë

TERBIMI

NJOFTIM

Sot, në orën 11.00 në Selinë e PRSH-së, Kryesia e partisë jep konferencë për shtyp