17/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 maj 2000

Dritani në gjyq: Erieta më tradhëtonte

FAQE 2-3

Goja nuk është vetëm për bukë

EDITORIAL Një milion zonja protestojnë në Washington kundër armatëve pa leje që marrin jetë njerëzish në SHBA. Protesta ka fituar një qytetari ndërkombëtare dhe është përcjellë në opinion më të gjerë se SHBA. Në Shqipëri, për të thyer armë në Gramsh, duhej të vinte aktori Dagllas, ndërsa njerëzit mbushnin sheshin dhe protestonin me të. Nuk kemi drita, ujë, punë, siguri. Leku zhvlerësohet. Qeveria hesht. Ne nuk protestojmë. Ekonomia rrjedh në tendera. Ne nuk protestojmë. Jemi mësuar të shkojmë në Sheshin X, kur në media del lajmërimi. Brohorasim për liderë, shefa politikë. Ata thonë atë që duam të dëgjojmë dhe ne mbajmë banderola duke u ngjirur. Nuk duam kurrë të dalim dikun në rrugët tona dhe të mallkojmë për gro pat në lagjet tona, për ujin që nuk vjen në derë të shtëpisë, kur jemi në terr. Shqetësohemi për thesarin që kërkohet nuk do ngushellojë mirëqenien tonë, ndërsa shkojmë në stadium dhe u bëjmë tifo politikanëve barcalecë që luajnë me brekë shfaqjen e radhës. Ata politikanë që zbaviten rreth topit me llokma nuk e lënë rastin të marrin copa nga jeta jonë e përditshme, nga xhepi ynë, nga humori ynë. Në çdo tryezë kafeje janë ulur këmbëkryq. Në flasim për ta. Janë kthyer në personazhet tona të përditshme, duke na zhvleftësuar në ca thashethemeхm[?]xin të rëndomtë. Dimë kur i bie të fikët Berishës, kur Nano bën sehir në Washington, por nuk dimë pse Erieta humb jetën në gropën e Romanatit, pse Flamurtari i Vlorës theret në Llogara, pse gjyqtari Zyflo shuhet, pse fqinjë i lagjes nuk është më, pse motra nuk kthehet në shtëpi, pse femija rri rrëmbehet, pse Pellumbit i gjejnë florin në bahçen me hudhra, pse vjegru i lagjes lyp. Ndoshta ne shqiptarët jemi shumë krenarë për të pranuar mjerimin tonë, për të qenë qor-ra, kur Qeveria bën sikur mbush gropat. Megjithëse në darkë, pasi mbyllim derën e shtëpisë, pëshpërisim për gjellën e ftohur, sepse nuk ka korent.

Meta-Nano Sherr në PS

Meta-Nano Sherr në PS Faqe 4 Foto: Armando Babani

Shqipëria, një i vrarë në ditë

Statistikat\ Krime me shumicë Në një javë kanë ndodhur 56 vepra penale me 62 autorë. Në listën e zezë të personave që mbajnë mbi supe kryerjen e një krimi të ndodhur në 7 ditët e javës që kaloi, janë edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç, ndërsa të tjerët janë mbi 18 vjeç. Faqe 7

Het​​ohet Qeveria

Thesari i vjedhur, dosja në Kuvend Hetimet për thesarin mbërrijnë në Kryeministri. Numri një i Qeverisë do të jetë i detyruar tashmë të raportojë publikisht dhe të dëshmojë për të gjitha sa di (dhe që nuk i ka thënë ende) për çështjen e thesarit të vjedhur. Ilir Meta do të dalë sot në një interpelancë në seancën plenare të paradites në Kuvend Faqe 4

RTVSH sfidon Ministrinë e Kulturës

Konflikti Faqe 14

Nuk merrem me KQZ-në

Kondi kundërshton Meidanin Faqe 4

Prokuroria: Vrasje politike

HYSENBELLIU ngushtohet rrethi i të akuzuarve Vrasja e Agim Hysenbelliut pas mitingut të PD-së në Vlorë mund të jetë një vrasje e pastër politike. Burime në Prokurorinë e Vlorës thanë për “Republikën” se një nga pistat e hetimit mbi vrasjen e Hysenbelliut është ajo politike. Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se në Vlorë ka nisur punën grupi hetimor mbi vrasjen e së dielës. Mënyra e ekzekutimit dëshmon për një dorë profesionale dhe të kualifikuar për këtë lloj vrasje, me një plumb pistolete prapa kokës që ka bërë daljen në pjesën ballore, ku edhe gropa e plagës ka qenë tepër e hapur duke sjellë vdekjen e menjëhershme. Faqe 5