23/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

23 maj 2000

Politika e Mafias ose Mafia e Politikës

EDITORIAL Nga Ervin MAZNIKU Kryeministri italian i sapozgjedhur, Amato, zgjodhi ditën e diel për të lëshuar bombën e fundit drejt Ekzekutivit shqiptar. “Mafia shqiptare, më e fortë se mafia italiane. Strukturat e paralizuara të shtetit shqiptar bëjnë që mafia të jetë shumë e konsoliduar”. Një deklaratë e tillë vë në pikëpyetje të “drejtën e autorit” edhe për vendin në të cilin ka lindur Mafia. Politikanë pozitarë, të ngatërruar me biznese të tilla fitimprurëse si transporti i klandestinëve, droga etj. kanë tejkaluar masën, në atë farë feje, sa janë bërë shqetësues edhe për fqinjët e përtejdetit. Serioziteti i deklaratës së kryetarit të Qeverisë së majtë italiane, në lidhje me homologët e tij shqiptarë tregon se këtu nuk bëhet më fjalë për plagë sociale, por për struktura të mirëfillta operative, të dirigjuara nga shtetarët shqiptarë. Shteti aktual shqiptar përbën dhe fushën më fitimprurëse dhe më mbrojtur të biznesit mafioz. Si në asnjë vend të botës, dëgjon dhe lexon akuza konstante për ministra-hajdutë, që vjedhin sistematikisht vendin nga kariget dhe celularët e tyre, krye-policë të paaftë që drejtojnë rendin, policë të vrarë në krye të detyrës, drejtësi që nxjerr vrasësit e tyre nga burgu... Dhe kronika e ditës vazhdon më pas me taksapagues që vidhen, të pafajshëm që vriten, me të tjerë të vrarë, që nuk u dihet as emri. Gjithçka funksionon në mënyrë perfekte në favor të injorimit të ligjit. Ky farë shteti gjen një mijë e një mënyra për të treguar “seriozitetin” ndaj qytetarëve të vet, në një kohë kur pas shpinës së tyre, sajon dy herë më shumë të tilla për t’iu shmangur përgjegjësive që ka. Deklarimet e Amatos nuk përbëjnë ndonjë zbulim për shqiptarët. Për italianët, mbase po...

(Fotomontazh)

Gjebrea padit Edi Ramën

Më e bukura e Shqipërisë acaron marrëdhëniet mes atësisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës. Gjykata e Tiranës do të ndajë përfundimisht sherrin mes Bozos dhe Gjebresë dhe do të ligjërojë vetëm një prej vajzave pjesëmarrëse në Konkursin e Bukurisë Bukuroshja shqiptare përfundon në Gjykatë Faqe 2

Mashtrimi vlen 800 milionë

Prokuroria dhe Ministria e Privatizimit mbyllin denoncimet dhe fshehin faktet Shteti ndihmon vjedhjen e shtetit Korrupsioni i shumëpërfolur i Qeverisë rikthehet në shoqëritë e përbashkëta midis shtetit shqiptar dhe të huajve. Më shumë se 800 milionë lekë zbulohen të jenë grabitur nga shoqëria DETA sh.p.k. Elbasan, megjithatë, deri tani nuk është marrë ende asnjë masë. Kërkesa përndjekje penale, drejtuar prokurorisë së Elbasanit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, kundrejt ortakut italian, Franko Pizzi, i cili në kohën e padisë kishte të grabitur rreth 269 milionë lekë në dëm të shtetit shqiptar, është mbyllur Faqe 5

Gjinushi: “Shulin ma ulën socialistët”

Aleanca për Shtetin në prag të shpërbërjes Faqe 4

Bllokohen kreditë për qytetarët

Qeveria urdhëron dhënien e tyre vetëm për deputetët, ministrat dhe punonjësit e administratës së lartë të shtetit Bankat marrin, por nuk japin para Faqe 9

Nëse vdes të shtunën, duhet të presësh të hënën

SPECIALE/Morgu, vendet janë të zëna Faqe 13

DROGA

Politikanë shqiptarë kontrollojnë trafikun Lindje - Perëndim FAQE 3

Ilaçet e skaduara shiten me etiketa të falsifikuara

RREZIKU Faqe 8