24/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 maj 2000

THESARI

. 30 mijë monedha në murin e MAK-Albanias. FAQE 3.

EDITORIAL

. Meta ecën vetë. Zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste e kanë spostuar jo pak figurën e Nanos, duke e zhvendosur atë, pothuajse përfundimisht në periferi të të ngjarjeve. Nga ana tjetër, ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta të ministrave dhe emërimet, akoma dhe më të shpejta të zëvendësuesve të tyre, pa u mbajtur shumë parasysh të ashtuquajturat formula të koalicionit i kanë dhënë Metës, pamjen e një njeriu, që nuk e quan shumë të nevojshme të konsultohet as me partinë e tij, kur vjen puna për të ushtruar kompetencat si kryetari Qeverisë. Meta, edhe pse nuk është shquar deri tani për ndonjë mençuri të madhe qeverisëse, duket se nuk është aq naiv, sa të mos ketë vënë mend nga përsëmi i Majkos në duelın kongresor me Nanon. “Trimëria” e tij përballë kryetarit të partisë shihet qartë, se nuk është gjë tjetër, veçse një garipllek djalëzor, që duke u lidhur me zgjedhjet dhe tensionin politik që mbart natyrshëm klima e tyre për çdo parti, e bën Nanon dhe përkrahësit e tij, të maten mirë përpara një dorëheqjeje të mundshme të kryefreshistit. Meta ka treguar se di t’ia fusë kujtdo. Siç ka treguar se edhe nuk ia fut dot kollaj. I prirur për të luajtur rolin e një fëmije zevzek, që për çdo qefprisje kërcënon se do të thyejë gotën që mban në dorë, ai e ka futur Nanon në hallin e madh të durimit, të paktën derisa të përfundojnë zgjedhjet. Vetë kryesocialisti, i njohur për durimin diabolik të tij (sidomos kur është puna për t’u marrë me të vegjlit e PS-së), duket se po ruan momentin kur dëshira e Metës për të ecur vetë, pa kërcënimin e vazhdueshëm të thyerjes së gotës që mban në dorë (qeverisjen), të mos përbëjë më rrezik serioz për të. Atëherë nuk është çudi që ai t’ia thyejë vetë kristalin Metës në kokë, duke e degdisur për ndëshkim në ndonjë cep të humbur të partisë, siç ka bërë edhe me shumë sidantë të tjerë, përpara kryeministrit aktual. Nga Genci ÇOBANI

XHUVELI

Mafiozët vjedhin 4,2 milionët e granit japonez . XHUVELI. 280 mijë dollarë bakshish. Granti japonez, në ndihmë të mekanikës bujqësore shqiptare, ka hyrë në një rrugë pa krye. Burime brenda Ministrisë së Bujqësisë bëjnë të ditur se gjithçka është mbështetur në subjektivitet dhe pazare të drejtuara nga një grup i vogël nëpunësish, të kryesuar nga vetë kreu i këtij dikasteri, të cilët kërkojnë nga çdo blerës 10 për qind të vlerës, ose rreth 280 mijë dollarë. Faqe 9.

Vrasja, 3 të huaj dëshmojnë

Fakte të reja në hetimet për Erietën . Vrasja, 3 të huaj dëshmojnë. Zgjerohet rrethi i personave që pyeten si njerëz që kanë dijeni për ngjarjen. Hetimet për të zbardhur emrin e njeriut që ka vrarë 33-vjeçaren Erieta Avdyli hyjnë në një fazë të re. Specifika e kësaj faze është zgjerimi i listës së personave që e kanë njohur nga afër viktimën. Në Prokurorinë e Tiranës, ku po kryhen edhe hetimet e vrasjes së Erietës, janë thirrur për të dëshmuar edhe disa persona që punojnë në shoqëri që të ndryshme të huaja, më të cilat ajo ka patur marrëdhënie pune dhe shoqërore. Faqe 5.

MEDIU: Luftë krimit të organizuar në Shqipëri

. Faqe 4.

Kufomat pa emër nisen drejt Italisë

VRASJET . Kufomat pa emër nisen drejt Italisë. Faqe 7.

Doganat fshehin skandalin

CAM Albania, mollë sherri në Bruksel . Doganat fshehin skandalin. Në ditët e fundit të qëndrimit të saj në Shqipëri, Natalia Cea ka thënë për median se disponon një raport të plotë për korrupsionin dhe abuzimet në doganat shqiptare, sidomos me ndihmat e kosovarëve. Edhe sot e kësaj dite ky raport vazhdon të mbahet i kyçur në kasafortat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Faqe 8.