Prokuroria bën gati prangat
Thesari ha koka deputetësh
FAQE 3
Një herë në vit
EDITORIAL
Nga Enkel DEMI
Ka një ditë në vit që kujtohemi për ta. Një ditë në vit që i mësojmë të na recitojnë vjersha. Një ditë në vit që u blejmë dhurata dhe bëhemi dorëlëshuar me lypesit e rrugës. Por, është vetëm një ditë në vit. Pjesën tjetër e shtyjmë me punët tona, duke përzënë fëmijë të mjerë që lypin, fëmijë të varfër që shesin cigare, duke lexuar lajmet e trafikut të organeve, pedofilisë, duke rritur një brez të tërë që në vend të përrallave gëlltisin fjalime. I shohim fëmijët tek përqafojnë liderë politikë në tribuna dhe heshtim. I shohim fëmijët, tek janë rreshti i parë i protestave dhe heshtim. I shohim, tek hipin në skafe, mbyten, përcëllehen në mina, përdorin armë, granata, vjedhin ndër xhepa dhe në darkë u marrim paratë që na sjellin. Fëmijët në këtë vend janë të zotë tashmë të mbajnë familje, të bëjnë të gjitha punët e pista të kësaj bote, por në shkollë nuk shkojnë. Shqipëria është ndër vendet e para në botë për analfabetizëm, për mosfrekuentim shkollash, për banditizëm. Nuk është e vështirë që të arrin hetë në përfundimin se vendi i parë do të jetë edhe në të ardhmen, sepse të tillë fëmijë rriten. Sot, krijesa naive, nesër rrezik potencial, kontigjent qelish.
Politikat arsimore, edukative janë prioritetet e fundit të qeverisë shqiptare. Pushteti po mbjell dhe konsolidon një tufë injorantësh, megjithëse sot do të dëgjojë me ëndje ndonjë koncert me këngë optimiste për jetën. Organizatat që merren me fëmijë janë mëse të dështuara, të panjohura, thithëse agresiv donacionesh.
Sot është dita e tyre. Është pikërisht dita më e mirë që të kujtojmë mafien që vjel fitime në shtëpi të tyre, birësimet, organet e transplantuara, fatkeqët. Nuk do ishte keq ta bënim këtë punë përpara se t’u urojmë si gjithmonë “Gëzuar 1 Qershorin” dhe shihemi kismet motin tjetër.
Sot 1 Qershori
Festa e fëmijëve
Përse nuk plasi MINA në derën e tunelit ...
Akuzat dhe kundërakuzat
Arjan Bishqemi, ekskluzivisht për “Republikën”
Faqe 2
Prishen aleancat
Republikanët, socialistët dhe demokratët të vetëm në zgjedhje
Koalicionet, fund bashkëjetesës elektorale
Aleancat e deritanishme politike nuk do të funksionojnë si aleanca zgjedhore. Rezultatet e bashkëpunimeve elektorale me partitë e vogla, janë shkaku i zhgënjimit që të mëdhenjtë e politikës shqiptare kanë pësuar ndaj aleatëve të tyre të vegjël në projektimin e formulave elektorale. Sa më shumë afrohen zgjedhjet, aq më shumë partitë kryesore politike po shfaqen të vendosura për të dalë të vetme në to.
Faqe 5
Meidani shpërndan përgjegjësitë
Presidenca, rrugë pa krye për zhbllokimin e KQZ-së
Faqe 4
15 denoncime për Xhuvelin
Shqipëria burim sëmundjesh dhe epidemish
100 të sëmurë me brucelozë dhe tuberkuloz
Faqe 6