02/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 qershor 2000

VRASJA

Si u zhdukën 10 milionët e Erietës FAQE 5

Kronika e një dështimi të paralajmëruar

REDAKSIONALE Dje, 30 deputetë i dhanë fund procesit të firmosjes së Memorandumit të opozitës për Kodin Elektoral. Përkrah firmave të deputetëve të opozitës, në listën e firmosëse u rreshtuan edhe emra deputetësh të partive që i përkasin mazhorancës parlamentare, pjesëmarrëse në qeverisje, si dhe deputetë të pavarur. Prova për Meidanin për t’u kthyer nga një kryetar shteti, që dinte të shfaqej i qeshur dhe i “ëmbël” në ndeshje futbolli, shfaqje kulturore dhe artistike, takime dhe aktivitete të OJQ-ve, në një njeri që di të shtërngojë edhe dhëmbët, qoftë edhe për 7 emra të një komisioni, përfundoi me turp. Rezistenca, përballë kërkesave të opozitës, me gjithë stoicizmin për të cilin vetë Meidani besonte se kishte marrë qëndrim i tij, nuk bëri gjë tjetër, veçse e afroi fundin e paralajmëruar të betejës. Opozita u detyrua të bashkohej në kërkesat e saj, e ndodhur përballë absurd it presidencial dhe kokëfortësisë së grimuar me fraza dhe referenca demokratike të mazhorancës, që e mandatoi dhe e mbështeti Presidentin në këtë proces. Firmosja në bllok e Memorandumit për Kodin Elektoral e vërtetoi këtë, siç vërtetoi se “zbutja” e Meidanit, nëpërmjet thirrjes së një tryeze të partish parlamentare për kandidatët e KQZ-së, nuk ishte gjë tjetër, veçse epilogu i një dështimi të paralajmëruar. Nuk ishte zemërgjerësia e mazhorancës dhe e Presidentit të saj ajo që çoi në këtë vendim, por aftësia e opozitës që me rezistencën e saj, ia arriti të bllokojë procesin dhe zgjedhjen e pjesës së ligjshme të KQZ-së, pa u zhytur drejtuar më parë pjesa e paligjshme e tij. Nga ana tjetër, bashkimi i hapur i disa deputetëve të mazhorancës me Memorandumin e opozitës, si dhe zërat që u ngritën kundër ligjit zgjedhor, gjithashtu nga radhët e mazhorancës, treguan se humbja e Meidanit dhe e këmbënguljes së tij, nuk është një dëshirë apo ëndërr e opozitës, por një realitet i prekshëm, prezencën e të cilit, vetëm Meidani dhe partia e tij, nuk “arrin” ta shikojë.

FATOS NANO

“Me Paktin dështuam!” Kreu i Komisionit “ad hoc” pranon kapitullimin Kryesocialisti fyen Majkon: “Je kalama, foshnjor, i paaftë” Faqe 3

30 deputetë

të opozitës, pozitës e të pavarur, bashkohen Përfundon firmosja e MEMORANDUMIT Përfundoi në Parlament firmosja e Memorandumit që partitë e opozitës kanë përgatitur për ta dërguar pranë Sekretarisë së Shtetit të SHBA-ve, Ministrit të Jashtëm të Republikës Portugeze, kryetare e radhës e Bashkimit Europian, Ministres së Jashtme të Austrisë, kryetare e OSBE-së, ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Rezultati i këtij aksioni të ndërmarrë nga Partia Republikane dhe i mbështetur nga partitë opozitare parlamentare në Shqipëri ishte grumbullimi i firmave nga 30 deputetë, shumica dërrmuese të cilëve u përkasin partive opozitare, por edhe nga deputetë të partive të inkuadruara në koalicionin qeverisës “Aleanca për Shtetin” dhe një deputet i pavarur. Faqe 2

Falsifikohen dokumentat e të pastrehëve

Korrupsioni përfshin ministra, deputetë dhe bashkiakë KREDIA Faqe 9

Zbrazet arka e shtetit

73 milionë lekë për të akuzuarit pa faj Fituesit e pafajësisë kërkojnë dëmshpërblim Arrestimet e bujshme në vitin 1991 në vitin 1998, 1999, 2000 për “krime kundër njerëzimit” kanë përfunduar të gjitha vetëm në disa vendime gjykate, të cilat detyrojnë Ministrinë e Financave që të paguajë për gabimet e Drejtësisë. Vetëm gjatë vitit 1999 në Gjykatën e Rrethit të Tiranës kanë paraqitur kërkesat e tyre për të fituar kompensimin për dënim të padrejtë 32 persona. Të gjithë këta persona kanë mundur që të përfitojnë shumën që u detyrohej shteti për burgimin e padrejtë Faqe 7

Përdhunohet kultura kombëtare

AKP nxjerr në ankand Manastirin e Topiajve AKP nxjerr në ankand Manastirin e Topiajve Faqe 14