03/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 qershor 2000

Tenderi AMC

Zbulohet skandali i ri 30 milionë USD pa deklaruar FAQE 2

2 milionë dollarë për të bërë pis Tiranën Faqe 11

Ku ishim? Asgjëkundi! Çfarë bëmë? Hiçgjë!

EDITORIAL Ndodhi “e pabëra”. Presidenti dhe partia politike u ulën në një tryezë të vetme për të diskutuar. Lajmi është historik. Me përmasa të vërteta kombëtare. Sepse shqiptarët entuziazmohehen kollaj nga ulja e politikës së tyre në tryezë. Nuk ka rëndësi se ç’është diskutuar. E rëndësishme është që ata u ulën bashkë. Morën frymë në të njëjtën sallë. Mbështetën bërrylat në të njëjtën tryezë... Paçka se secili i ra gozhdës së vet. Siharig! Siharig vërtetë i madh! Madje, përmasat e siharigjit rriten më tej kur mendon se takimi u organizua me bekimin dhe detyrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë. Si edukatorë të mirë që fëmijët fajtorë i dënojnë të qëndrojnë me një këmbë pas dere, ata i morën prej veshi politikanët shqiptarë për t’i përplasur sur në tryezë. Edhe Presidentin e Republikës bashkë me ta. Dhe folën... për kohën... dhe vendin... (e zgjedhjeve). Nuk u morën vesh?!... E ç’rëndësi ka! Tani disa diplomatë të huaj në Tiranë do të vrapojnë të njoftojnë qeveritë përkatëse për “suksesin” e tyre të spikatur në uljen e politikës shqiptare në një tryezë të përbashkët. Do të flasin për lodhjen e tyre të mundimshme, për kohën e shpenzuar, për përpjekjet dhe aftësitë e tyre diplomatike... Megjithëse shqiptarët prapë nuk u morën vesh. Sepse presidenti i tyre përsëri heshti, ose përsëri bëri sikur nuk kuptoi. Atëherë, ku ishim? Asgjëkundi! Çfarë bëmë? Hiçgjë!

Ambasadorët i japin shuplakë MEIDANIT

Takim në Presidencë. Dështon kompromisi për KQZ-në Ambasadorët Limprecht dhe Ahrens (përkatësisht të SHBA-ve dhe OSBE-së), si dhe nga Grunet i Kës-së, ka shfaqur rezerva të theksuara ndaj socialistëve, duke arritur deri në hedhjen poshtë të një prej neneve të kapitullit të dispozitave kalimtare të Kodit Elektoral, për përbërjen e Komisionit Zonal të Zgjedhjeve dhe për ndarjen e zonave elektorale në territorin e Shqipërisë. Në këtë fjalë nuk ka qenë në draftin që ekspertët e OSBE-së dërguan në Qeveri. Ai u fut më pas me këmbënguljen e socialistëve dhe pas votimit të tyre në Parlament Faqe 3

Pezullohet unaza e Tiranës

Ndërtimet pa leje kapitullonin shtetin Pas 4 inaugurimesh për fillimin e punimeve dhe përfundimin e një segmenti me gjatësi 2 kilometra, në të cilët kanë marrë pjesë tre kryeministra dhe gati i gjithë aparati qeveritar, puna për vijimin e mëtejshëm të ndërtimit të saj është pezulluar. I gjithë investimi për ndërtimin e Unazës kërkon edhe 20 milionë dollarë, ndërkohë që vetëm për prishjen e ndërtimeve pa leje nevojiten 17 milionë dollarë të tjerë. Kërkohet hartimi i një tjetër projekti, i cili të tentojë t’u shmanget sa më shumë ndërtimeve pa leje, pasi jashtë tyre nuk mund të realizohet asnjë projekt Faqe 5

Zbulohet në Tiranë tragjedia e Londrës

VRASJA Faqe 7

Përsoset mafia e pengjeve

Biznesmenët viktima të gjobave marramendëse Statistikat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për vitin 1998 kanë regjistruar 60 denoncime për vënie gjobe dhe 17 pengje të denoncuara. Ndërsa në shkallë Republike, megjithëse nuk ekzistojnë shifra të sakta, mendohet se ato nuk janë shumë të larta. Për vitin në vazhdim, qëndrojnë pothuaj të njëjtat shifra, si ato të një viti më parë. Po cilat janë motivet e marrjes peng? Faqe 9

Bien këstjellat pushtohen nga shqiptarët

Faqe 13

NJOFTIM

Sot, ora 11.00, në Selinë e Partisë Republikane, kryesia jep konferencë shtypi