. Gaxhai flet nga burgu për lidhjet me Nanon. FAQE 5
DON'T FORGET (Mos harro)
15 vjet më parë tragjedia në Stadiumin Heisel / 39 të vdekur, qindra të plagosur
. 15 vjet më parë tragjedia në Stadiumin Heisel. 39 të vdekur, qindra të plagosur. Speciale faqe 22-23. Kjo foto fitoi çmimin “Foto e Vitit” për 1985.
EDITORIAL
. Përse bien kambanat...? Nga Genci ÇOBANI. Katër ditë më parë kambanat e Liverpulit ranë 39 herë për të nderuar 39 të vdekurit, 15 vjet më parë nga dhuna e tifozëve liverpulas në tragjedinë “Heyssel”-it, në prag të ndeshjes finale të Kupës së Kampioneve, Juventus-Liverpul. Nuk ishte vetëm nderim, ishte dhe ndjesë. Ishte një falje e dhimbshme, e dalë nga ndërgjegjja e trazuar e një qyteti të tërë. E një kombi të tërë që vuajnë për atë që ndodhi në stadiumin e kryeqytetit belg, po aq sa vuajnë edhe italianët. Sa vuajnë edhe belgët, që për të harruar diçka nga pamjet e llahtarshme të asaj masakre të papërshkrueshme ndërtuan edhe emrin e stadiumit të tyre... Për të harruar? Ndoshta jo dhe aq. Në ballë të stadiumit të ri pagëzuar me emër të ri dhe me dyer të hapura për Euro 2000, është fiksuar një parrullë e madhe me fjalët: “Don’t forget” (Mos harro!). Sepse bota di të kujtojë dhimbjet e saj, jo për të trembur njerëzit e saj. As për të qarë si fëmijë pa mbrojtje përballë tragjedive, që fatalisht i bien mbi kokë. As për t’u hakmarrë. Por për të mësuar se nuk duhet të ndodhin më. Për të shmangur idenë e tmerrit dhe bashkëjetesën me të. Për të mos u kthyer më kurrë në realitet e tij. Thjesht për t’i kujtuar që të mos i harrojmë kurrë. Po ne? Dhuna nuk na bën për shtypje dhe jetojmë me të, si me një normalitet, pa të cilin jeta nuk do të kishte kuptim. Krimi, si shkalla më e keqe e saj, është bërë banor i kudogjendur i këtij vendi, i shoqërueshëm deri në dashuri me indiferencën mbareqytetare. Kujtesa kombëtare bredh nëpër data zgjedhjesh, imunitete deputetësh, dëshmi kriminalesh dhe përsëri... në hakmarrje. Hakmarrje të vërtetë, të motivuar nga mungesa e shtetit dhe opinionit të shëndoshë publik. Kambanat e Liverpulit ranë 39 herë dhe qyteti i tërë kërkoi përsëri falje, edhe pse italianët kanë kohë që kanë falur. Kambanat tona nuk dëgjohen. Sepse edhe nëse bien, ato nuk i dëgjon kush. Krismat e armëve janë më të forta dhe zëri i kriminelëve buçet më shumë.
Po groposet Amfiteatri i Durrësit
Rrezikohet një nga kryeveprat e Ballkanit
. Po groposet Amfiteatri i Durrësit. Amfiteatri më i lashtë dhe më i rrallë i Ballkanit ndodhet në një situatë me të vërtetë të paimagjinueshme. Një prej perlave më të bukura të lashtësisë sonë ndodhet në rrezikun evident të shkatërrimit të vlerave, për të mos thënë groposjes. Që prej 10 vjetësh asgjë nuk është bërë për përmirësime të reja në amfiteatrin më të mrekullueshëm të Ballkanit, të cilit i mungojnë dhe gjërat më elementare. Faqe 20
164 firma ndërtimi, prona të pushtetarëve
Zbulohet mafia e banesave
. 164 firma ndërtimi, prona të pushtetarëve. Politikanë, deputetë dhe ministra kanë lidhje të ngushta me sektorin e ndërtimit. Sipas një sondazhi të kryer nga një shoqatë joqeveritare rezulton se krerët e administratës shtetërore kanë si biznes të preferuar firmat e ndërtimit. 37 firma në kryeqytet dhe 127 në rrethe, ose 164 prej firmave më të mëdha në shkallë vendi, kanë lidhje me funksionarë të lartë të administratës shtetërore. Faqe 9
Përmbyset gomonia me 30 klandestinë
TRAGJEDI
. Përmbyset gomonia me 30 klandestinë. Faqe 7
THESARI Zbulohet letra e Meidanit
Nano bllokoi zhvendosjen e floririt nga Krraba
. THESARI. Zbulohet letra e Meidanit. Letra që ish-ministri i Rendit Publik, Neritan Ceka, i dërgonte Presidentit Meidani në mesin e 98-ës për gjendjen e thesarit jo vetëm që ka mbërritur në Presidencë, por edhe ka marrë përgjigje. Sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Daut Gumeni, i dërgonte ish-ministrit Ceka këtë përgjigje: “Merrni kontakte me Drejtorinë përkatëse në Bankën Qendrore dhe merrni masa për të shuar masat mbrojtëse”. Por, ish-ministri i Rendit kishte deklaruar se letra e tij nuk kishte mbërritur kurrë në Presidencë. Faqe 3