06/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 qershor 2000

Prokuroria: Dera e thesarit ishte prej kompensate

ZBULIMI Prokuroria: Dera e thesarit ishte prej kompensate Faqe 3

Gjirokastra rrezikon të vdesë

Faqe 4 - 5

Po humbasim vetveten!

EDITORIAL Nga Agim BAÇI Po humbasim vetveten! Manastir që del në ankand njelloj si fabrikë makaronash, Amfiteatër që i vidhen tullat, Kala që shndërrohen në hotele, muze që vidhen si të jenë tezga... Po vjedhim dhe shkatërrojmë vetveten me duart tona. Pasi po humbim atë që na takon dhe atë që duhet të lëmë për brezat, rrezikojmë që të humbasim edhe atë krenari, që të tjerë na lanë për shekuj me radhë. Të ... [?] pas nesh, të mbetet pas [?] ça po japim, apo që po shkatërrojmë me duart tona. Është e vërtetë që një popull i varfër nuk ka shumë mundësi të jetë kaq i vëmendshëm për “gjëra të vjetra”, për “gjëra gjyshërish”, kur i duhet të sigurojë bukën e re, që çdo ditë duhet të kalojë në duar të fëmijëve. Por, kjo mosvëmendje nuk mund të justifikohet tek një grup njerëzish që paguhen për të ruajtur ligjin, nuk mund të justifikohet tek ata njerëz që i çojnë bukën, vjedhin dhe i shkatërrojnë historinë, sepse historia nuk mund të zgjidhet vitin e ardhshëm. Një kryeministër, një qeveri, një ministër kulture, apo një parti e tërë, që ndonjëherë mund të përbëjnë edhe pasurinë kombëtare, mund të zëvendësohet, por ajo që gjyshërit na kanë besuar nuk mund të kthehet kurrsesi. ... Shqiptarëve, pasi iu është vënë në dyshim e sotmja dhe e nesërmja, rrezikon t’i humbë edhe ajo pak vetvete kombëtare [?] ... vetëminë dhe shkatërrojnë lanë për shekuj me radhë. Të etur pas parasë, të mbetur pas parasë, të raskapitur pas parasë, ne rrezikojmë të mbetemi pa vetvete. Kjo, pa ditur se do të na duhet të harxhojmë shumë më shumë se sa mundemi të fitojmë tani, për të pat ur qoftë edhe një grime të asaj duar të fëmijëve. Por, kjo mosmendje njerëz që i çojnë bukën fëmijëve, pikërisht duke recituar ato radhë të mbrojtura me vota ngjyra-ngjyra. Kështu, një ministër, më parë se të arbitrojë dy ndeshje, që mund të jenë goxha të këndshme, duhet të arbitrojë ata që në mes të ditës i ... mbëtare, nuk mundet kurrsesi. ... e trashëguar brez pas brezi. Nëse nuk do të nxitojmë të rregullojmë diçka në këtë moment, pak më vonë do të na duhet të blejmë shqiptarizmin tonë me dhjetëfishin e asaj që mendojmë se po fitojmë sot.

10 milionë për të dalë nga burgu

Shtohen vrasësit "e çmendur" 10 milionë lekë në duart e ekspertëve mjeko-ligjorë dhe brenda një kohe të shkurtër del nga burgu edhe pse akuzohet për një krim të rëndë. Kështu ka ndodhur me shtetasin Florenc Polovina, i cili me mënyrat e tij arriti të sigurojë një kartelë çmendurie dhe brenda pak ditësh doli nga burgu, për t’u rikthyer sërish në rrugën e krimit. Kështu ka ndodhur në Shqipëri, jo vetëm me Polovinën, por edhe me vrasës të tjerë. Kështu jemi me fat, pasi të jesh i çmendur ke shumë favore, madje disanjeri ta dalësh nga burgu. Nëse siguron një raport mjekësor për papërgjegjshmëri mendore, nuk mban asnjë përgjegjësi përpara ligjit dhe bëhesh i paprekshëm nga ai Faqe 9

Zgjedhjet, tension dhe rrëmujë

... dhe telashet s'kanë të sosur Bashkia gjendet në procesin më të vështirë: duhet filluar ndarja nëpër qendrat e votimit të formularëve, përfundimi i regjistrimit të votuesve shtëpi më shtëpi. Ndërkohë, që duket se gjithçka vazhdon për inerci, pa akte nënligjore dhe “asnjë fond të miratuar”. Ministria e Pushtetit Lokal i përgjigjet kërkesave pa fund të Bashkisë për fonde, me heshtje totale. Deri sa të mbarojnë shpërblimet e Brojkës për bashkiakët, të cilat vazhdojnë të rrjedhin për fushatën elektorale, Ministria e Finos duket se nuk ka ndërmend të ndihet. Faqe 2

Minjtë hedhin valle

Tirana, pisllëk dhe epidemi Minjtë ndryshojnë përbërjen demografike të Tiranës. Ata janë shtuar aq shumë, saqë janë kthyer në shqetësim serioz për Bashkinë. Qendra e dezinfektimit kërkon 2 milionë lekë për pakësimin e tyre, pasi për zhdukjen nuk bëhet fjalë. Sipas raportimeve nga krerët të Drejtorive të ndryshme, pastërtia e kryeqytetit ka arritur kulmin, për më tepër, ndihet pamundësia për të përmirësuar gjendjen në një kohë që nuk zbatohen përgjegjësitë e marra përsipër. Faqe 11

Bandat shqiptare pushtojnë Italinë

Nga Patrick GRAHAM Bandat shqiptare pushtojnë Italinë Faqe 7

PS: Do ta bëjmë si të duam

KQZ, "ekskluzivitet" i Presidentit Faqe 2