08/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

8 qershor 2000

RRUGËT

Sarandopulos tallet me Metën Paratë i morëm, po të duam ikim Faqe 3

Kryeministri rreh ajrin me grushta

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Kryeministri i Shqipërisë tremon muskujt. Dy ditë më parë ai kërcënoi publikisht, se do t’u vërë drunjë jashtë firmave të huaja që punojnë në segmentet e Korridorit Tetë. Mosrealizimi i afateve, cilësia e dobët e punimeve dhe shkelja e pikave të tjera të kontratave, ishin shkaqet që e detyruan shefin tonë të Ekzekutivit të ulërinte me gishtat në vesh. Në fakt, firma të tilla si “Sarandopulos”, “Falcione”, “Be-Ha-Se”, etj. e kanë mbushur aq shumë kupën, sa që britmat, qofshin ato edhe prej kryeministri, janë tepër pak për të shpuar lëkurën e tyre prej sholle. “Të natyralizuar” si shqiptarë, për shkak të eksperiencës së gjatë të punës në vendin tonë, këto firma ia kanë përpirë gjakun qèkur Ekzekutivi Shqiptar. Ato kanë vjelë me kohë të mirë pjesën më të madhe të fondeve të përcaktuara për rrugët, pa realizuar as gjysmën e punimeve në to. Kjo është arsyeja, që këto firma nuk dëgjojnë fare nga ai vesh, sado bubullitëse qofshin kërcënimet e Kryeministrit. Madje, Kryeministri bërtet kot, sepse nuk është i zoti as të prishë kontratat, e jo më t’i përzërë ato nga Shqipëria. Me kushtet që i ka lidhur shteti ynë kontratat me këto firma, rezulton se çdo prishje e tyre, do ta nxirrte Shqipërinë me këpucë të kuqe. Pra, i pari i Qeverisë rreh ujët në havan. Ose më mirë, rreh ajrin me grushte, duke i bërë vetëm fresk korrupsionit dhe grabitjes së Shqipërisë. E duke qenë se Kryeministri nuk është i zoti t’i detyrojë firmat e huaja të realizojnë punimet sipas kontratave, mbetet që rrugët e Atdheut tonë të dashur, të bëhen me urdhër të peshkut.

Tirana Municipality runs out of money

Bashkisë së Tiranës i mbarohen paratë

BROJKA: Bojkotojmë zgjedhjet

Faza përgatitore për votimet e vjeshtës, ka futur në rreth vicioz Bashkinë e Tiranës. “Po punojmë vulnerabilitet”, tha për “Republikën” numri i kësaj bashkie, Albert Brojka. Duke vazhduar prononcimin e tij për “Republikën”, kryetari Brojka tha se, ata do t’i ndërpresin punimet, në qoftë se Qeveria nuk i paguan. “Me vendim Qeverie, kostoja për çdo person që regjistrohet është 7 lekë. Deri tani, vetëm është premtuar, por asnjë qindarkë nuk është miratuar”, shton ai. Faqe 2

Kapet Fadil Bytyçi, vjedhësi i Bankës gjermane

Fshihej në Tiranë, kishte vjedhur 2,1 milionë marka Kapet në befasi mafiozi shqiptar që grabiti në një bankë gjermane një shumë prej 2,1 milionë marka, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij gjermane. Fadil Bytyçi nga Kosova, i akuzuar nga organet policore gjermane për vjedhje të bankës i shpëtoi organëve të Policisë së shtetit gjerman dhe u strehua në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur dy vjet më parë, kur Bytyçi dhe bashkëshortja e tij gjermane grabitën shumën marramendëse të parave në bankën e qytetit të Drezdenit në Gjermani. Faqe 6

6 milionë lekë për hipotekimin e pallatit

KORRUPSION/Ministri Ruka shkel ligjin Faqe 4 KORRUPSION/Ministri Ruka shkel ligjin 6 milionë lekë për hipotekimin e pallatit Faqe 4

Rruga “Sami Frashëri”

Ka 23 ditë që kjo rrugë është kandisur në këtë gjendje. Qytetarët kanë [?] në këmbë deri në [?] punë. Përgjegjësi i [?] një [?] dhe [?], duke provuar [?] [?] [sic] [?]. Rruga “Sami Frashëri”

Vritet ish-komisari i Laçit

Lajm i orës së fundit Vritet oficeri i Policisë, Kastriot Bruka. Mbrëmë rreth orës 22.00, fare pranë hyrjes së pallatit të tij, një person ende i paidentifikuar për Policinë qëlloi me tre plumba pistolete, oficerin e Policisë Kriminale, i cili ka shërbyer si oficer në rrethin e Durrësit. Vetëm 29 vjeç, Bruka ka shërbyer fillimisht si shef komisariati në Laç, më pas shef i krimeve në komisariatin e Durrësit dhe më pas inspektor Krimesh, po në këtë qytet. Pas marrjes së sinjalit në vendin e ngjarjes mbërriti një ekip i specializuar kriminalistikësh, të cilët deri mbrëmë vonë nuk kishin arritur të sakësonin motivet e krimit. Pista e parë mendohet të jetë ajo e “prishjes së pazareve të personave që merren me aktivitet të paligjshëm dhe Policisë” dhe pista e dytë ajo e “hakmarrjes personale”. Specialistët e Drejtorisë së Tiranës nuk mohojnë edhe krimin e kryer për shkak të detyrës. Prej disa muajsh, Bruka ishte liruar nga detyra. Faqe 6