EDITORIAL
. Kush të shan, të do... Jetesë së përditshme qeverokorruptive dhe operimit të mafias në Shqipëri, po i kushtohet një vëmendje e lavdërueshme nga opinioni huaj, shto këtu dhe atë të brendshëm. Në këtë kontekst, para dy ditësh “Republika”, botoi një shkrim të një institucioni amerikan, i cili fliste për rritjen e pozitës sociale, kombëtare dhe ndërkombëtare të mafiozëve shqiptarë dhe klaneve të tyre, nën okelion e një qeverie të dobët, skarcitetit të ligjeve, si dhe normalisht, të dobësisë së forcave policore.
Hapi “më i suksesshëm” i qeverisë shqiptare në këtë meselë, është hartimi i Platformës Anti-Korrupsion, kryetar i grupit për zbatimin e së cilës është vënë zoti kryeministër. Në deklaratat e zëdhënësit të shtypit të kryeministrisë flitet se kjo platformë do të japë rezultatet e saj shumë shpejt. Vetë kryeministri Meta, kohët e fundit ka nxjerrë shpatën, duke kërcënuar lart e poshtë për firma dhe mafiozë të korruptuar në shtrimin e rrugëve, duke harruar të përmendë faktin se ato firma nuk dolën fituese të tenderave për të shtruar rrugët e shkret[a], pa fituar më parë “OK”-in, nga zyra më e lartë e institucionit të tij. Logjikisht, një kryeministër nuk meriton të jetë akuzator i korrupsionit. Si përfaqësues i ekzekutivit, ligjërisht ai është ekzekutuesi numër një i tij. Kështu, kushdo që dëshiron të bëjë bukura dhe luftës me mullinjtë e erës, qoftë në kryeministria apo dhe stacione të tjera qeveritare e ka ikur koha. Nëse vërtetë ekziston ndonjë vaksinë për këtë soj fenomenesh, të parët që duhet ta përdorin atë, janë qeveritarët. Sepse nuk janë vetëm rrugët ato që mbajnë korrupsionin mbi vete. As vetëm doganat, karburantet, cigaret, apo anijet që zbarkojnë çdo ditë në portet tona, me adresë dhe rekomandime qeveritare. Korrupsioni dhe mafia kërkohen edhe në tenderat për shtypjen e librave të fëmijëve, madje edhe në prodhimin e stampave të letrës higjenike.
Rrugët e shtruara do të prishen
Nga shkelja e cilësisë së asfaltimit, fitohen 20 milionë USD
. “Ndërtimi i rrugëve në vendin tonë rrezikohet për shkak të korrupsionit të administratës shtetërore, madje edhe më gjërë”. Ky është mendimi i një prej projektuesve më në zë të vendit tonë. Me këtë sy e sheh ai dhe urdhrin e kryeministrit për kalimin e kontrollit nga Ministria në Drejtorinë e Rrugëve, e cila e ngushton edhe më rrethin e kontrollit. Sipas tij, hartimi i projekteve, kontratave dhe marrëveshjeve të tjera lidhur me ndërtimin e rrugëve, është bërë në dëm të ndërtuesve të huaj, por jo të shtetit shqiptar. Në shtrimin e tyre po përdoren dheha të papërshtatshëm, rërë dhe zhavorr me baltë.
Si u zhdukën 600 mijë USD dhe 1.8 milionë tekste shkollore
Çdo ditë shtohen 140 invalidë
Shqiptarët paguajnë vendin e punës me jetë
. Çdo ditë shtohen 140 invalidë. Faqe 2
Zbulohet “koka e turkut”
Hetimet për thesarin lidhen pas një emri
. Zbulohet “koka e turkut”. Faqe 9
Arben Malaj jep dorëheqjen
Largohen përkrahësit e kryetarit të partisë
. Arben Malaj jep dorëheqjen. Faqe 4
Si mund të blejnë shtëpi të pastrehët
Strehimi
. Si mund të blejnë shtëpi të pastrehët. Faqe 21