TENDERI
Qeveria kërkon paratë
Cosmote nuk paguan për AMC
Faqe 3
Qetësi dhe kallash
EDITORIAL
Qetësi dhe kallash
Ministri i Brendshëm, Spartak Poçi ka deklaruar se në radhët e policisë ka njerëz të lidhur me krimin. Ministri ka folur gjatë për një reformë spastrimësh në polici dhe zëvendësimesh të këtyre të policisë. Nga ana tjetër socialistët në konferencën e tyre të Tiranës janë shprehur se rendi është stabilizuar dhe qetësia është vendosur. Në të njëjtën mbrëmje, kur zhvillohej kjo konferencë, bëhet masakër në qendër të kryeqytetit.
Megjithë entuziazmin e madh që i përfshin në rast konferencash socialistët nuk mund të krenohen dot me rendin. Vetë ish-kryetari i tyre i Tiranës, sot ministër, ankohet se në polici ka banditë. Ai shkon dhe më tej, tek thotë se e ka kërcënuar katër herë me vdekje mafja. Kur krimi arrin të kërcënojë deri në këto nivele, atëherë qytetarët e thjeshtë, qofshin socialistë apo jo janë të pambrojtur. Në atentatin e fundit janë plagosur edhe dy qytetare të pafajshme. A mund t’ju thuhet atyre se rendi është vënë në vijë. Vështirë. Dikush që del të bëjë shëtitjen e mbrëmjes nuk e ka për taksirat ta kalojë natën në urgjencën e spitaleve. Socialistët janë në pushtet, ndaj janë dhe përgjegjësit e mëdhenj të kësaj gjendje. Liderët e tyre kërkojnë të propagandohen sukseset në Qeveri, rend, mirëqenie. Por çfarë duhet propaganduar? Policët që vriten në Korçë për të kapur një kriminel, vrasjet në mes të Tiranës, situata e rëndë në Tropojë, rrëmbimet e femrave në Jug, pedofilia, përdhunimi, hajnia. Të gjitha këto janë ende shumë kokëfortë prezente në jetën tonë të përditshme. Policia është e përfshirë nga një lëmsh i madh shkarkimesh dhe emërimesh. Uniformat blu operojnë në bazë të planeve lokale dhe politike. Policët janë nën tekën e pushtetarëve dhe nuk bëjnë dot gjëk më. Të gjitha këto ndikojnë në shëtitjen e mbrëmjes ku plas batareja, ndërsa socialistët bëjnë mbledhje dhe ankohen se përse ne, qytetarët e këtij vendi nuk jemi të kënaqur me rendin që po forcohet.
Mbrojtja e pasurisë
nga Naser Nuredini
Mbrojtja e pasurisë
Dritani Hetova për Erietën
Humb besimi tek policia dhe prokuroria
“Do të hetoj për rrëmbimin e Erietës”. Këto kanë qenë pak a shumë fjalët që ish-shefi i komisariatit numër 1 në Tiranë, Dritan Avdyli i ka thënë ministrit Poçi, në momentin që Avdyli ka përpiluar dorëheqjen deri në zbulimin e autorëve të rrëmbimit. Kështu, i akuzuar nga Prokuroria për krimin e vrasjes me paramendim, Avdyli që jo vetëm që nuk e pranon një akuzë të tillë, por është shprehur nga qelia se “kur të dal nga burgu sërish do të hetoj për të gjetur vrasësit e Erietës”.
Dritani ka pyetur shumë njerëz dhe priste që brenda pak ditësh të merrte një informacion të plotë për zhdukjen e Erietës.
Faqe 2
Ushqimet, rrezik për jetën
Tre inspektoriate japin alarmin
Tregtarët shqiptarë nuk respektojnë kërkesat e produktit. Të nxehit që ka ardhur është rreziku kryesor i produkteve ushqimore, sepse në një temperaturë mbi 20 gradë, ulet vlera e çdo lloj produkti. Mallrat, sidomos mishi nuk qarkullojnë në raporte të veterinerit. Tregtarët e këndërshtrim me ligin nuk [?] i therin kafshët e mishit në thertoren e Yzberishtit, të caktuar nga Bashkia, ku ekziston mundësia e kontrollit veterinar. Mishi vazhdon të theret rrugëve. Tregtarët e vegjël nuk e njohin mallin që tregtojnë dhe ngelen të befasuar nga prishja e tij. Ekonomitë fshatare janë më të dobëtat.
Faqe 16