28/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 qershor 2000

Një milion USD

Kontrolli i Shtetit akuzon, Meta mbulon skandalin Faqe 2

Miliona dollarë nga trafiku i fëmijëve shqiptarë

Faqe 3

Zoti ju shtoftë inatin!

EDITORIAL REDAKSIONALE Kur u bashkuan, pakkush në radhët e ithtarëve të tyre mendonte se çarja do të vinte një ditë. Të mësuar me peshën “e ëmbël” të idesë së unitetit, nostalgjikët kujtonin kohët e arta të “grushtit të bashkuar”, duke bekuar fatin që nuk i la të vdisnin pa e parë këtë ditë. Dhe uniteti për socialistët nuk është thjesht një farsë, ashtu siç mund të mendojë me naivitet emër të uniteteve të reja dhe, kështu në pafundësi. Ajo që ka rëndësi, që përcakton aleancat, që prish unitetet dhe që bën lëmsh mendjet e trazuara nga frika e hapjes së kartave, nuk është vetë pazari, por natyra e tij. Shumë shpejt, ai prishet aty ku filloi dhe shkatërron atë që e krijoi. Sot, pakkush beson tek idealizmi dhe tek uniteti i ngritur mbi të. Aty ku prishet pazari (yes jo të vërtetës) mbi të cilat Opozita dëgjon dhe regjistron dhe, gjithashtu uron: Zoti ju shtoftë inatin! Tek e fundit, çdo ulërimë në fytyrën e paz- arprishësve ndaj njeri-tjetrit; çdo dosje e vetëhapur për korrupsion; çdo akuzë me fakte “brenda llojit”; çdo kafshim dhe kërcënim për “më shumë”, nuk bën gjë tjetër, veçse vërteton akuzat e saj dhe bind edhe më shumë qytetarët se ata që i qeverisin, bashkë me mbësh- nostalgjikët kujtojnë ashtu siç mund të mendojë me naivitet një opozitar, apo edhe një skeptik, që prej natyre është mosbesues ndaj çdo fraze, madje edhe ndaj çdo fjale që del nga gojët e politikës. Uniteti është për ta gjëja më e shenjtë, të cilën dinë ta ruajnë më mirë se vetë partinë, siç dinë ta prishin, në prishet pazari (veç jo të votës) mbi të cilat u ngritën miqësitë, aty lindin sharjet, nxjerrjet e fakteve, hapjet e dosjeve për njeri-tjetrin. Socialistët dinë ta bëjnë këtë. Dhe shtypi mban shënim. Dhe media pasqyron. Dhe gazetaret urojnë: Zoti ju shtoftë inatin! mbështetësit e tyre, nuk janë gjë tjetër, veçse një lukuni e rëndomtë xhambazësh që dinë të kafshohen me shoku-shokun, po aq fort dhe egër sa ç’dinë të puqen. Zoti ju shtoftë inatin!...Gjithmonë në emër të unitetit.

Zani në burg përjetë

Prokuroria jep pretencën e dytë Është kërkuar dënim i përjetshëm për Myrteza Çaushin, ish-kapon e lagjes “Cole” në trazirat e vitit 1997. Dje në gjykatën e faktit në Vlorë, prokurori i çështjes “Causi”, Përparim Bylvri, ka lexuar akt-akuzën në ngarkim të Myrteza Çaushit. Sipas provave të paraqitura nga organi i akuzës Zani Çaushi është shpallur fajtor për veprën e vrasjes të vëllait të Artur Shehajt në verën e vitit të kaluar si dhe të dajës së tij në lokalin e familjes Shehaj në skelë të Vlorës. Në këtë përplasje ndërmjet palëve ka mbetur i plagosur vetë ish-kapoja i Vlorës dhe është vrarë krahu i djathtë i tij, Afrim Rami i mbiquajtuari “Luçiano”. Faqe 5

Ushqimet i ngjajnë shtetit

Importohen produkte të skaduara për Shqipërinë Ushqimet e skaduara vazhdojnë të pushtojnë shtetin shqiptar. Populli më i varfër i Europës duket se është i dënuar të ushqehet me mbeturina. Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit kur i pyet për shkaqet e pranimit në treg të ushqimeve të skaduara dhe atyre në prag të skadencës, pa folur për cilësinë e tyre, të përgjigjen me humor se “Ushqimet janë si shteti”. Janë të paktën 400 tonë ushqime të bllokuara nga Inspektoriati i cilësisë së ushqimit në këto gjashtë muaj, pa përmendur mijëra tonë të tjera që i janë shmangur kontrollit të tyre dhe kanë përfunduar në familjet shqiptare. Faqe 15

Dy sportele pasaportash për 700 mijë banorë

Rrëmujë Faqe 8

Godo: Ky është akt i paligjshëm

Greqia ofron para në këmbim të nënshtetësisë Faqe 4

Banka Botërore kundër qeverisë

Hiqen nga qarkullimi letrat me vlerë Faqe 7

Shfaqet meningiti

Tre fëmijë të sëmurë në gjendje kome Faqe 18

Cilët janë fituesit e Llotarisë Amerikane

“Republika” vazhdon botimin e listave Faqe 16, 17