Jaho Salihi ndodhet i strehuar në bazën ushtarake amerikane
Faqe 3
“Arbitri” që gaboi
EDITORIAL
Nga Agim BAÇI
Ahrens, shefi aktual i OSBE-së, bëri një hap jo të vogël pas që kur zëvendësoi Daan Everts në postin e lartë të vëzhgimit të çështës së trazuar politike në Shqipëri. I akuzuar nga opozita, ashtu si pararendhësi, po për bashkëpunim me pushtetaret aktualë, Ahrens, një politikan profesionist, u detyrua t’i jepte së fundi të drejtë opozitës për kërkesat që lidhen me Kodin Elektoral.
Tërheqja, kur kap vetveten në gabim, nuk është negative. Madje, ajo duhet përshëndetur. Por, kur këtë e bën një njeri i prezantuar si diplomat karriere dhe me rëndësi për një proces kardinal për shqiptarët, siç janë zgjedhjet, atëherë gjithçka duhet hetuar mirë. Gabimi i Ahrens nuk është një gabim i rëndomtë, as gabim i një njeriu kalimtar. Gabimi i tij është gabimi i një institucioni, të cilit i është besuar përgjegjësia e zgjedhjeve që mund të vendosin jo pak për të ardhmen e jetës së shqiptarëve. Gabimi i tij është gabimi i një arbitri. E kur arbitri i shpëton loja nga duart, skuadrat e nxehura në maksimum mund të kalojnë në ekstreme. Nuk dihet ende nëse Ahrens u tregua “dashamirës” ndaj kërkesave të opozitës, nëse u urdhëruan shefat e tij më të lartë, apo nëse u kujtua për të ardhmen e karrierës së tij, kur bëri hapin pas. E vetmja gjë që po del në horizont është se zgjedhjet e vjeshtës janë në bast edhe për vetë atë. E nëse zgjedhjet lokale janë bast edhe për Ahrens, kjo do të thotë se ai, mund dhe duhet të gjejë rrugët për të bindur socialistët, të cilët i kujtojnë atij qëndrimin në lidhje gjatë kalimit të Kodit Elektoral në Parlament. Nëse nuk mundet të bëjë këtë hap, atëherë le të pranojë që zgjedhjet i monitorojnë të tjerë, që të mund të kenë një konsensus më të madh, konsensus ky i domosdoshëm, për të rregulluar një nga pikat më delikate të jetës së shqiptarëve në dhjetë vitet e fundit.
Zbulohet letra e falsifikuar
Çështja “Avdyli”/ Hetimet “plasin bombën”
Hetimet për çështjen “Avdyli” hyjnë në një fazë të re, ndërkohë që të tjera të dhëna publikohen nga burime të ndryshme të Prokurorisë së Tiranës. Dje, një tjetër fakt bëhet publik. E-maili i paraqitur një ditë pas zhdukjes së Erjetës, përcjellë më 31 mars të këtij viti është i falsifikuar. Por, E-mail, i paraqitur nën cilësinë e provës e vetme mbi të cilën u bazua vlerësimi i masës së sigurisë për Dritan Avdylin dhe baza ligjore për të filluar çështjen penale. Bashkë me denoncimin, organi hetimor kryeqytetas nisi veprimet procedurale. Në dosjen e Dritan Avdylit janë si prova një bisedë dhe disa dëshmi të tjera...
Faqe 7
Foto: Armando Babani
Parlamenti dhe kriminelët në festë
Abrogohet ekzekutimi i Dënimit me Vdekje
Parlamenti ka abroguar dje zyrtarisht Dënimin me Vdekje, duke pranuar zbatimin e Konventës VI për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Një nga pikat më të rëndësishme, të cilësuara nga socialistët, ka qenë edhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, e cila do të shpëtojë Shqipërinë nga detyrimet e saj, përballë Europës dhe organizmave të saj. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Zamira Çeka e ka komentuar pranimin e kësaj marrëveshjeje, si një nga obligimet që ka vendi ynë pas pranimit në Këshillin e Europës.
Faqe 4
Meksi Ndihmë! Po dështojmë!
Pakti i Stabilitetit/Qeverisë i tërhiqet veshi
Pakти i Stabilitetit/Qeverisë i tërhiqet veshi
Meksi Ndihmë! Po dështojmë!
Qeveria shqiptare kritikon donatorët. “Do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj në drejtim të veprimeve dhe punës, që synohet të kryhet për realizimin e projekteve të paketës “Quick Start”, pjesë e Paktit të Stabilitetit për sektorin e Transportit shqiptar”, tha dje në një takim pune me donatorët për ecurinë e projekteve të Paktit të Stabilitetit.
Faqe 11
Fakte të reja për mafien e botimeve
Arsimi
Faqe 13
Shembet Shtëpia e Flamurit
Rrezikohet vendi ku u nënshkrua Pavarësia
Faqe 20
Tirana, 233 krime në 90 ditë
Furtunë në radhët e Policisë Kriminale
Faqe 5
Torturohet një jetim 12 vjeçar
Pas 48 orësh në birucë, Policia e lë të lirë
Faqe 9